Rexhaj tregon pse BE-ja nuk hapi bisedimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore

Politika

Rexhaj tregon pse BE-ja nuk hapi bisedimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore

Nga: D. B Më: 21 tetor 2019 Në ora: 15:11
Sali Rexhaj

Ministrat e Bashkimit Evropian kanë dështuar që të japin datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Kjo çështje tani do të diskutohet nga liderët e BE-së në një samit që do të mbahet në Bruksel më 17-18 tetor.

Por sa mund të reflektoj kjo në rastin e Kosovës, e cila as liberalizimin e vizave tashmë nuk e ka, analisti politik Sali Rexhaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se mos hapja e bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë e Maqedoninë Veriore, ka ardhur për shkak se këto dy shtete ende nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet specifike për një gjë të tillë.

Sipas tij, sa i përket liberalizimit të vizave, po ashtu Kosova e humbi rastin e mirë para katër vitesh kur nuk e ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Kjo sjellje e papërgjegjshme e opozitës së atëhershme dhe një pjesë të deputetëve të LDK-së, na la pa viza. Tani kemi një përbërje të re të institucioneve të BE-së të cilët janë më skeptik dhe më të kujdeseshim karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor. Unë nuk jam përkrahës i arsyetimeve me prapaskena konspirative e spekulimeve se ka ndonjë arsye tjetër. Pra duhet të punohet në plotësimin e kushteve dhe të përfitohen edhe shtetet skeptike, si Franca, Holanda, Danimarka, Spanja, të cilat në disa raste kanë arsye të brendshme për ta kundërshtuar hapjen e bisedimeve me Shqipërinë e Maqedoninë Veriore, si dhe liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë analisti politik Sali Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat