E kujt është përgjegjësia që Vatikani s’e njeh Kosovën shtet? Flet Përfaqësuesi i Ipeshkvis së Kosovës

Politika

E kujt është përgjegjësia që Vatikani s’e njeh Kosovën shtet? Flet Përfaqësuesi i Ipeshkvis së Kosovës

Nga: V.R Më: 22 tetor 2019 Në ora: 20:44
Don Lush Gjergji

Përgjegjësia se Vatikani nuk e ka njohur Kosovën shtet demokratik, bie mbi politikën. Kështu është shpreh në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, ipeshkvi i Kosovës, Don Lush Gjergji.

Gjergji, ndër të tjera, foli për Ibrahim Rugovën, Skënderbeun e deri tek ç’rregullimi shoqëror që po përjetojmë kohëve të fundit.

“Bota sot”: Përse po vonohet njohja e Kosovës nga Vatikani dhe çfarë keni bërë ju si Ipeshkvi në këtë drejtim?

Don Lush Gjergji: Ne e kemi bë kahmoti pjesën tonë edhe Vatikani po ashtu e ka bërë ngritjen në Ipeshkvi. Është çështja që shteti çka ka bërë në këtë drejtim që Vatikani ta njeh dhe ta pranoj Kosovën shtet. Kjo s’është çështja ime. Pa përkrahjen e selisë shenjtë dhe pa përkrahjen e Gjon Palit të dytë e të nanës Tereze dhe të Ipeshkvit të atëhershëm s’kishte ndodh as ajo që ka ndodh, mrekullia që ka ndërhy bota në çlirimin e vendit.

Prandaj dy çështje të cilat duhen mirë të dallohen. Selia e shenjtë është e gatshme. Ajo i ka pranuar të gjithë Presidentët e Kosovës me çdo nderim sikur të gjithë burrështetasit tjerë.

Intervistën e plotë do të mund ta lexoni në të përditshmën Gazetën Kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat