Rexhaj: Luftimi i korrupsioni pa sekuestrimin e pasurisë s’ka asnjë kuptim

Politika

Rexhaj: Luftimi i korrupsioni pa sekuestrimin e pasurisë s’ka asnjë kuptim

Nga: D. B Më: 23 tetor 2019 Në ora: 15:59
Sali Rexhaj

Ndonëse kushti kryesor për liberalizimin e vizave ka qenë lufta kundër korrupsionit, megjithatë një hap i tillë end nuk ka filluar në Kosovë.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Sali Rexhaj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo mortajë po e dëmton shtetin e Kosovës me decenie.

“Kjo mortajë po e dëmton shtetin e Kosovës me decenie, pasi të gjitha raportet ndërkombëtare e vendore, si dhe ne qytetarët e Kosovës po e shohim me sy, se korrupsioni nuk po luftohet fare nga pushteti, e as nga institucionet përgjegjëse”.

“Përkundrazi mendoj se korrupsioni po lulëzon pa pengesa. Kjo për faktin se në zgjedhjet e fundit pati gatishmëri politike që të pastrohen listat e partive politike, o me perjashtim te LDK-es, partite tjera nuk moren guxim qe te perballen me nje gje te tille. Dhe jo vetëm diplomatja zvicerane Katarina Socker, por të gjithë diplomatët e institucionet ndërkombëtare, bëjnë thirrje që të luftohet korrupsioni, sepse ky është kusht mbi kushte për liberalizim të vizave dhe hapja e rrugës për integrime. Andaj besoj se qeveria e re e cila e mori votën për ndryshime do të përballet me korrupsionin. Andaj besoj shumë se vullnetin e qytetarëve për ndryshime pozitive, do ta adresojnë”, ka thënë analisti politik Sali Rexhaj.

 Ai konsideron, se luftimi i korrupsioni pa sekuestrimin e pasurisë së fituar me krim e korrupsion, nuk ka asnjë kuptim.

“Pra pos dënimit të krerëve e pjesëmarrësve në korrupsion, pasuria e fituar duhet tu kthehet qytetareve. Puna e suksesi i qeverisë së ardhme do të matet me suksesin e saj, në luftë kundër korrupsionet. Por korrupsioni nuk luftohet vetëm për një kohë, për një mandat, po ajo duhet të jetë luftë permanente”, ka thënë analisti politik Sali Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat