Zbulohet skenari për numërimin e votave nga Serbia

Politika

Zbulohet skenari për numërimin e votave nga Serbia

Nga: A.M. Më: 23 tetor 2019 Në ora: 22:46
Numerimi i votave

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Zogiani në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar numërimin e votave të ardhura nga Serbia, si dhe mos numërimin e votave të mërgimtarëve.

Gjithashtu, ai ka komentuar sjelljen e institucioneve të Kosovës karshi më Serbinë dhe serbët.

“Është e tmershme se si janë vendosur institucionet e Kosovës në një inferioritet në lidhje me Serbinë. As për së afërmi këto institucione nuk e kanë respektin e përgjegjësinë për qytetarët kosovare si e kanë për Serbinë e serbët nga Serbia”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Avni Zogiani

Për më tepër, Zogiani është shprehur se për arsye banale për mos numërimin e votave të shtetaseve të Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit.

“Kjo po shifet gjithandej dhe sidomos tashti po ekspozohet në KQZ, ku votat e shtetaseve kosovare që jetojnë jasht, me arsyetime banale kanë ngelur jashta numerimit, kurse kanë shkuar deri në skenare fantastiko-shkencore për të numëruar votat e partive nga Serbia”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Në këtë mënyrë, sipas tij, tregohet varësia nga Serbia e krijuar nga pushtetetarët shqiptar

“Kjo thjesht tregon varësinë  nga Serbia e krijuar nga pushtetetarët shqiptar, të cilët që nga pavarësia e këndej vetëm sa kanë forcuar ndikimin  e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Zogiani për “Bota sot”.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat