Pse nuk arritën të bëheshin deputetët, ata që prej kohësh ishin pjesë e Kuvendit?

Politika

Pse nuk arritën të bëheshin deputetët, ata që prej kohësh ishin pjesë e Kuvendit?

Nga: G.B Më: 29 tetor 2019 Në ora: 22:11
Kuvendi i Kosovës

Deputetë të shumë që ishin pjesë e Kuvendit të Kosovës për disa legjislatura, këtë herë nuk arritën t’i siguronin votat për një ulëse sërish në Kuvend.

E në vend të tyre pati kandidatë të rinj për deputetë, që arritën të fitonin këtë post me votat e mbledhura në zgjedhjet e 6 tetorit.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo çështje varet nga partitë politike.

Image
Blerim Burjani

“Kjo çështje varet nga partitë politike, duke ditur se e orientojnë votën liderët, ata kënd e preferojnë edhe iu thonë elektoratit të tyre t’i votojnë. Pra PDK kënd do e bën deputet nëse do dhe nëse iu duhen po sikur tjerët jo. LDK këtë nuk e bën LDK edhe VV e bën njëjtë e orienton elektoratin e vet, pra e koordinojnë punën”, është shprehur ai.

Sipas tij, partitë i orientojnë elektoratin se kënd ta votojnë për deputet.

“Moherat po ndërrojnë edhe servilët po ndërrojnë, pra varet kush është i dëgjueshëm p.sh, në PDK, AAK dhe NISMA këto parti e bëjnë këtë punë edhe VV përjashtim bën LDK e cila nuk orienton elektorat se kush duhet të votohet. Kjo po shihet prej problemeve që kanë dalë për votat e kandidatëve ku akuzojnë liderët, kritikojnë njerëzit e tjerë, që janë marrë me këtë temë”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat