Këtë pamje do t’a xhelozojnë shumë Ramushi, Kadria e Hashimi

Politika

Këtë pamje do t’a xhelozojnë shumë Ramushi, Kadria e Hashimi

Nga: N.H Më: 30 tetor 2019 Në ora: 17:22
Foto ilustrim "Bota sot"

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment për takimin mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

E, për foton e publikuar nga Kurti pas takimit me Osmanin, Mazrekaj ka thënë se janë pamje të cilën do t’a xhelozojnë shumë Ramush Haradinaj, Kadria Veseli dhe presidenti aktual Hashim Thaçi.

Mazrekaj gjithashtu shkruan se marrëveshja në mes VV-së dhe LDK-së po shkon drejt finalizimit, në të mirë të Kosovës.

Ndërsa, mes tjerash, ai thekson se “sa mirë që erdhi koha, kur në media nuk do t’i shohim më aq shpesh fytyrat e Ramushave, Kadriave, Matoshave…”.

Ja shkrimi i tij:

Këtë pamje do t'a xhelozojnë shumë Ramushi, Kadria e Hashimi

Një fotografi që reflekton optimizëm e pozitivitet. Duket se Vjosa e Albini po shkojnë drejt finalizimit të një marrëveshjeje në të mirë të Kosovës. Takimi i sotëm është një mesazh për PAN-istët dhe tregon fundin e keq-qeverisjes së tyre.

Sa mirë që erdhi koha, kur në media nuk do t'i shohim më aq shpesh fytyrat e Ramushave, Kadriave, Matoshave, etj...

PS: Shpresoj të mos jetë hidhëruar Lutfi Haziri, që nuk paska marrë pjesë në takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat