Albulena Haxhiu paralajmëron Listën Serbe: Kushtetuta ju lë jashtë Qeverisë - Bota Sot
Albulena Haxhiu paralajmëron Listën Serbe: Kushtetuta ju lë jashtë Qeverisë

Politika

Albulena Haxhiu paralajmëron Listën Serbe: Kushtetuta ju lë jashtë Qeverisë

Nga: A.J Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 15:58
Albulena Haxhiu

Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit, nuk obligon varësinë nga lista serbe, rrjedhimisht duke mos u varur nga lista serbe, ky subjekt edhe mund të defaktorizohet. Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ish-deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

“Ne synojmë që minoritetet jo-shumicë pra romë, egjiptas, ashkalinj, boshnjakë, turq, të jenë të përfshirë në qeverisje, tashmë kemi mbajtur disa takime me ta. Sa i përket Listës serbe, askund me Kushtetutë, nuk obligohemi t’i kemi në Qeveri. Ka dallim midis qytetarëve serb që e njohin Republikën e Kosovës dhe listës serbe qe nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve serb. Nuk mund t’i anashkalojmë serbet qe e njohin Kosovën dhe angazhohen për zhvillim e të kapërcejmë te LS”, ka deklaruar Haxhiu.

Në këtë intervistë Haxhiu ka folur edhe përgatitjet rreth krijimit të qeverisë, dialogun me Serbinë dhe çështje të tjera që lidhen me aktualitetin politik në vend.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni të mërkurën në gazetën kombëtare “Bota sot”).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat