A do ta shkarkojë LVV-ja Aleksandër Lumezin? Ja si përgjigjen nga Vetëvendosja

Politika

A do ta shkarkojë LVV-ja Aleksandër Lumezin? Ja si përgjigjen nga Vetëvendosja

Nga: A.J Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 10:50
Lëvizja Vetëvendosje

Kryeprokurori I shtetit Aleksander Lumnezi duket se nuk do të jetë I qetë në poziten e tij pasi Albin Kurti të jetë kryeminister e Vetvendosje të formoj qeverinë.

Shkarkimi I tij mund të ndodh më arsyen se Lumnezi muk kishte vepruar ndaj të korruptuarve pra këtyre zyrtarëve që kanë mbajtur petkun e pushtetit por që u pasuruan në mënyrë të kundërligjshme pa u penguar fare nga institucionet e drejtësisë.

Deputetja nga vetevendosja Albulena Haxhiu ka thenë për “Bota Sot” se  Kryeprokurori i shtetit, në momentin e marrjes së këtij posti, ka dhënë premtime të fuqishme e sidomos në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit por fatkeqësisht këto premtimet nuk u realizuan asnjëherë.

Image
Albulena Haxhiu

“Ne kemi qenë kritik karshi prokurorisë së shtetit dhe kryeprokurorit për shkak të mosveprimit ndaj të korruptuarve pra këtyre zyrtarëve që kanë mbajtur petkun e pushtetit por që u pasuruan në mënyrë të kundërligjshme pa u penguar fare nga institucionet e drejtësisë. Shumë keqpërdorime, zhvatje e abuzime janë toleruar pra prokuroria ka mbyllur sytë për shkak të ndikimit nga pushtetet e deritanishme, rrjedhimisht kapjes së shtetit. Me qeverisjen tonë siç theksova më lartë, do të synojmë dhe do të angazhohemi për kthim të besimit në institucionet e drejtësisë dhe fuqizim të tyre përmes vetingut. Nuk do të ketë hakmarrje me qeverisjen tonë. Do të ketë drejtësi, transparencë e llogaridhënie” ka thenë Haxhiu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat