Muhamet Kelmendi: Të hetohet SHIK-u dhe Siguria e Atdheut

Politika

Muhamet Kelmendi: Të hetohet SHIK-u dhe Siguria e Atdheut

Nga: D. B Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:28
Muhamet Kelmendi

Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet ta hetojë Shërbimin  Informativ dhe Shërbimet tjera, të cilat kanë shërbyer në Kosovë nga pas lufta.

Njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi ka thënë për Gazetën “Bota sot” se çështja e hetimeve në Kosovë për shumë mekanizma jo formal është e domosdoshme që të bëhet.

Sipas tij, ajo ndikon në zbardhjen e shumë situatave, ngjarjeve dhe rrethanave nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

“Në kuadër të kësaj kërkohet të hetohet jo vetëm SHIK-u por edhe Siguria Atdheut, madje edhe vetë partitë politike, deri tek vet mekanizmat e ndryshëm të shtetit. Kosova ka kaluar nëpër një gjendje të rëndë, Dhuna dhe terrori sikundër edhe gjenocidi kanë qenë të ashpra gjatë pushtimit. Mirëpo edhe pas luftës u kryen shumë vepra të rënda dhe u vodhën shumë mjaftë mjete financiare duke e keqpërdorur ashpër shtetin. Këtu pra patjetër që kërkohen hetimet dhe ndjekjet penale. Po ashtu duhet doemos që shërbimet e ndryshme, fondet e krijuara para luftës, dhe çdo veprimtari e bërë kriminale të hetohet”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

Sipas tij, natyrisht se Qeveria e ardhshme është e detyruar, nëse dëshiron shërim të shtetit, ti hetojë dhe dënojë të gjithë mekanizmat e ndryshëm dhe çdo subjekt përgjegjës.

“Shteti nuk shërohet assesi pa masa ndëshkuese, sepse vetëm ndëshkimi i ndal kriminelet dhe çdo kënd që ka kryer vepra penale, apo është kriminel”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat