Vjen paralajmërimi: Fati i Maxhunit do t’i ndjekë dhe zyrtarë të tjerë shtetëror, pas fitores së LVV-së

Politika

Vjen paralajmërimi: Fati i Maxhunit do t’i ndjekë dhe zyrtarë të tjerë shtetëror, pas fitores së LVV-së

Nga: V.R Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 18:11
Shpend Maxhuni

Kryeshefi i AKI-së, Shpend Maxhuni, ka ofruar të mërkurën dorëheqjen e tij tek kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. Maxhuni, funksionin e të parit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, e kryen qe disa vite.

Ajo që, ngre pikëpyetje të madhe është: Përse ofroi dorëheqjen Shpend Maxhuni?

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike Armend Muja, për “Bota sot”, deklaroi se dorëheqja e Shpend Maxhnit, ka qenë e pritshme.

Sipas tij, fati njëjtë do t’i përndjek edhe persona të tjerë në postet e larta.

Image
Armend Muja

“Unë besoj se të gjitha emërimet politike, në kuadër të mandatin kushtetues të Kryeministrit, do të kenë fatin e njëjtë. Është e pritshme dhe e zakonshme që Kryeministri i ri i Kosovës të ketë mundësi të krijoj ekipin e tij. Për këtë arsye, postet e larta që emërohen politikisht nga Kryeministri dhe Qeveria do të zëvendësohen në seri”, tha Muja.

Se fitorja e Vetëvendosjes në nivel vendi, del të jetë shkaktar i dorëheqjes së Shpend Maxhunit, e thotë dhe zyrtari i partisë në fjalë, respektivisht Avni Zogiani.

Ai, për “Bota sot”, theksoi se ndonëse nuk ka informacione konkrete,  fitorja e Vetëvendosjes ka ndikimin e saj, pasi që sipas tij, Vetëvendosje edhe më parë është shpreh hapur kundër Maxhunit dhe performancës së tij si kryetar i AKI-së.

Image
Avni Zogiani

“Ne nuk kemi ndonjë informacion të besueshëm për arsyen e dorëheqjes, por Vetevendosje ka shprehur haptazi kundërshtimin e saj për figurën e tij dhe disa figura tjera të zbatimit të rendit dhe në gjyqësi. Do të ishte mirë në fakt që ata të dorëhiqeshin sepse do ta ndihmonin Kosovën në reformimin e fushës së sigurisë dhe drejtësisë”, tha Zogiani.

Më tej, Zogiani, shtoi se si Maxhuni po edhe zyrtarë të tjerë shtetëror, duhet të lëshojnë rrugë pasi që kështu ka kërkuar qytetari me votën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat