Skandalet që e përcollën Shpend Maxhunin nga Policia deri në AKI

Politika

Skandalet që e përcollën Shpend Maxhunin nga Policia deri në AKI

Nga: A.M. Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 22:15
Shpend Maxhuni

Të mërkurën ka dhënë dorëheqje kreu i AKI-së, Shpend Maxhuni. Dorëheqjen e tij e pranoi edhe i kryeministri në largim Ramush Haradinaj, i cili edhe e dekoroi Maxhunin me medaljen e Skënderbeut.

Maxhuni erdhi në postin e shefit të AKI-së dy vite më parë me vendim të Haradinaj dhe të presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Ky vendim i Thaçit dhe Haradinaj u kundërshtua nga opozita dhe shoqëria civile pasi që gjatë kohës kur Maxhuni e udhëhoqi policin e Kosovës, ndodhen skandal të ndryshme.

Gjatë udhëheqjes së Maxhnit në Policinë e Kosovës ndodhi  vjedhja 25,3 kilogramë ari në dhomën e dëshmive në Pejë.

Një rast tjetër në të cilin përmendet Maxhuni është edhe rasti Pronto 2, shkruan "Bota sot".

Një rast tjetër i cili ka bëjë bujë jo vetëm në opinionin vendor, por edhe ndërkombëtar është edhe deportimi i shtetaseve turq, ndrysh i njohur si ekstradimi i gylenistëve, është bërë në kohën sa ishte Maxhuni në krye të Policisë së Kosovës.

Maxhuni është ftuar disa herë për intervistë edhe para deputetëve, anëtarë të Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Gjithashtu, gjatë kohës kur Maxhuni ishte në krye të Policisë, ndodhi vrasja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

 Skandalet Maxhunin e kanë shoqëruar edhe në AKI.

Brenda bufes së AKI-së ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Në komunikatë thuhet se “më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’ rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK (Qendrën Klinike Universitare të Kosovës)”, shkruan "Bota sot".

Një skandal tjetër që e prek direkt Maxhunin është me e djalit të tij, Shpëtimin, të cilin gjatë një kontrolle në Zllatar të Prishtinës, Policia e Kosovës gjen në makinën e tij një revole, një thikë si edhe një cigare me substanca narkotike.

Kjo ngjarje ndodhi me 12 tetori të 2018-së dhe kjo çështje u bë publike kur një familjar i Maxhunit i kishte shkuar për ta marrë përgjegjësinë për armën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat