Vetëvendosje i reagon Haradinajt për liberalizimin e vizave

Politika

Vetëvendosje i reagon Haradinajt për liberalizimin e vizave

Nga: A.J. Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:25
Ramush Haradinaj

Kryeministri në ikje Ramush Haradinja duket se vazhdon me premtimin e njëjtë se për fund vit do të liberalizohen vizat.

 “Në ditët e para të qeverisë së re do ta kemi liberalizimin”, ka thënë sot para mediave Haradinaj, por që nga pak kush po besohet.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha- Kollçaku nuk e beson një gjë të tillë dhe se ka thënë se dhurata të tilla vështirë se mund të këtë për Kosovën pasi që qeveria në ikje nuk ka punuar seriozisht në luftën kundër korrupsionit.

Image
Fatmire Mulhaxha- Kollçaku

“Ne asnjëherë nuk kemi marr si dhuratë asgjë, prandaj nuk duhet të presim dhurata të tilla të pabazuara në realitet. Kjo Qeveri po e përfundon mandatin pa dhënë prova se e kishte pasur seriozisht sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar institucional. Përkundrazi kontribuuan shumë në prolongimin e procesit të liberalizimit të vizave me veprimet dhe mosveprimet e tyre” ka thënë nënkryetarja e Vetëvendosjes.

Sipas Mulhaxha- Kollçakut tani Qeveria e re do të angazhohet maksimalisht që ky proces të përshpejtohet , me rikthim të besimit të qytetarëve por edhe faktorit ndërkombëtar, se ky shtet ka mundësi të funksionon ashtu siç duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat