Kush duhet të udhëheq më Ministrinë e Punëve të Jashtme

Politika

Kush duhet të udhëheq më Ministrinë e Punëve të Jashtme

Nga: A.J. Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 14:05
MPJ

Behgjet Pacolli ka qenë dhe do të vazhdoj të jetë për një kohë të gjatë dështimi më i madh i diplomacisë se Kosovës në botë. Gjithkush tjetër do të bënte diçka më shumë për Kosovën karshi shteteve perëndimore dhe gjithkush tjetër do të ishte njeri më ndërgjegjeje se Pacolli.

Përtej kësaj tash më shumë se kurrë njëra nder Ministritë më të rendësishme të vendit ka nevojë për një udhëheqje dinjitoze dhe të ndershme për një diplomaci që Kosova ka nevojë. Kosovës I duhet një diplomat a diplomate që arrin të krijoj marrëdhënie diplomatike në mes shteteve e sidomos më ato që nuk kanë njohur Pavarësinë e Kosovës e jo miqësi Facebook-u siç Pacolli ka vepruar gjatë gjithë mandatit të tij.

Një Vjosa Osmani do të ishte zbardhje e fytyrës për vendin si udhëheqëse e Ministrisë se Jashtme më nja bagazh intelektual e diplomatik kka do të bënte që Republika e Kosovës të përfaqësohej denjësisht në botë.

Dështimet e ministrit në ikje Behgjet Pacolli janë më shumë se dështime më shumë se skandale.

Ministri Pacolli ka dështuar plotësisht në procesin e lobimit për njohje. Ai boton fotografi me zyrtarë shtetesh, që nuk na kanë njohur. Por, pas këtyre takimeve nuk ka rezultate. Këtu ka një problem serioz: gjuha e tij, sjellja e tij dhe mënyra si flet, si argumenton dhe si i kontakton nuk i bind bashkëbiseduesit se fjala është për një ministër serioz i punëve të jashtme. Prandaj, që nga ardhja e tij në krye të MPJ, jo që nuk kemi njohje, por politika jonë e jashtme ka kaluar në defansivë, duke u marrë me ruajtjen e njohjeve. Ai ka ftuar që të mos flitet për tërheqje të njohjeve. Pra, të mos flitet për dështimin e politikës së tij të jashtme.

Pacolli ishte  shfaqur në një skenë aspak të hijshme, duke e vënë në siklet Presidentin e SHBA Donald Trump, i cili do t’i zgjaste dorën në ecje e sipër, si një fëmije, pa asnjë dakordim paraprak dhe në mënyrë krejtësisht të padinjitetshme për Pacollin. Më pas do të mundohej ta interpretonte këtë si “takim me Presidentin Trump”, duke mashtruar opinionin publik në mënyrë tregtare: të shitjes së të pavërtetës në publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat