Zogaj tregon arsyet e bllokimit të liberalizimit të vizave për Kosovën nga Franca

Politika

Zogaj tregon arsyet e bllokimit të liberalizimit të vizave për Kosovën nga Franca

Nga: G.B Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 14:16
Ilustrim

Së fundmi, Franca bllokoi dhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.

E ky shtet, po bllokon edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur raportuesja e re për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Carmon-Taubadel, derisa ka thënë se kushtet janë plotësuar që nga viti i kaluar.

Image
Skënder Zogaj

Se pse po e bllokon Franca liberalizimin e vizave për Kosovën, njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Franca po bllokon këto vende për shkak se ende nuk janë përmbushur ende kushtet e duhur.

“Ashtu siç ka deklaruar raportuesja e re për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Carmon-Taubadel, është fakt se Franca e bllokoi liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ia bllokoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hapjen e negociatave. Dhe, ky bllokim është plotësisht i merituar sepse këto vende realisht nuk i kanë realizuar detyrat e duhura dhe ende nuk e meritojnë liberalizimin”, është shprehur ai.

Zogaj ka përmendur disa nga kushtet që sipas tij Kosova ende nuk ka filluar t’i kryejë.

“Mosfunksionimi i shtetit ligjor, shkalla drastike e korrupsionit dhe krimit të organizuar, mosfunksionimi i organeve të drejtësisë, mosgatishmëria për zbardhjen e vrasjeve politike, nepotizmi në administratën shtetërore, ambienti i pambrojtur totalisht,  etj, janë kushte që Kosova as që ka filluar t'i kryejë”, ka vlerësuar Skënder Zogaj për “Bota sot”.

Andaj, sipas tij, bllokomi nuk është i rastësishëm dhe bëhet sepse Franca nuk mund t’i mbyll sytë dhe të aprovojë vlera të pamerituara.

“Prandaj bllokimi nuk është rastësi por plotësisht i qëllimshëm, që bëhet jo nga qëllimi i keq ndaj këtyre vendeve të Ballkanit, por ngase Franca nuk mund t'i mbyllë sytë dhe të aprovojë vlera të pamerituara. Kosova kështu si është aktualisht, edhe po ta kishte liberalizimin do të duhej t'i hiqej”, ka deklaruar Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat