Ja pse i gëzohem ftesës së Gjykatës Speciale për Kadri Veselin

Politika

Ja pse i gëzohem ftesës së Gjykatës Speciale për Kadri Veselin

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 9 nëntor 2019 Në ora: 15:57
Kadri Veseli

Ka ndodhur vetëm në komunizëm të linqohen njerëzit për bindje të ndryshme politikë. Mendësi të tillë kanë edhe njerëz, respektivisht partitë e dalura nga lufta.Ka shumë rastë të tilla, por rasti i fundit është enklatant. Sapo Kadri Veseli, kreu i PDK-së, njoftoi se është ftuar në Gjykatën Speciale me 4 dhjetor, filluan mesazhet përkrahëse për te nga njerëz të partisë së tij. Dhe kushto që i’u “ gëzua” ftesës për Kadriun e etiketuan me etiketike të ndryshme “ bashkëpunetër i UDB, po punon për interesa të Serbisë etj”.

Njësoj si në komunizëm që i etiketnin njerëzit “ irredentista, politangjent etj”. Të përbashkët kanë ideologjinë, si mos lejimin eshprehjës së mendimit ndryshe. Për me tepër të përbashkët kanë edhe fshehjen pas “ në emër të popullit, në mbrojte të identititet etj”. Megjithatë nuk më brengosin edhe pse më etiketojnë me epitete të tila, e të cilat nuk qojnë peshë kur e di se nga cili krah vijnë. Janë pikërisht njerëzit që në emër të luftës janë bëre milionerë, e të cilët menduan se duke dërguar ca ushtarë të rëndomtë në Gjykatën Speciale të shpëtojnë. Edhe nësë nuk dp ta kishte ftuar fare Gjyakate Speciale, Kadri Veseli ëhstë dashur vunnletarisht të paraqitet për të mbrojutr njerëzit e tij, të njetën gjë duhet ta bëjë edhe Hashimi, nësë vërtëtë kanë luftuar për atdhe dhe nuk i kanë bërë askujt telashe me prapavijë politike dhe inatë përsonalë.Pikërisht se e dijnë vetën se çka kanë bërë shesin folklorizma, gjoja se në ëmër të luftës. Ndonëse lufta ishte e përbashkët përgjegjësia duhet, dhe është individuale, dhe secili njeri duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta. Gjykata Speciale është pasojë për keqeverisjen nga banditët, e të cilët nuk krijuan dot një sistem të drejtësisë çka edhe i detyroi SHBA dhe BE të iniconin një nismë të tillë. Sikur Thaçi mos të kishte kapur shtetin dhe drejtësinë, por ta linte atë të pavarur për të gjykuar të gjitha presupozimet për krime lufte, sdo të kishte Kosova nevojë fare për Gjykatë Speciale. Gjykatën Speciale e ka sjellur Hashimi me njerëzit e tij, dhe kjo gjykatë është krijuar posaqërisht për Hashimin. Dhe nëse nuk ftohet Thaçi paraprakisht kjo Gjykatë është e dështuar.

Nuk e kuptoj pse njerëzit tronditën pse është ftuar Kadriu, ose skanë pse të bëjnë të njejtën gjë kur të ftohet Hashimi, për këtë edhe është themeluar kjo gjykatë. Për të ardhur keq është për ushtarët e rëndomtë, ëe të cilët mund të pësojnë për shkakun se ish komandantët e tyre nuk bënë dot drejtësië në Kosovë, për të përfunduar në duartë e Hagës. Prandja jam gëzuar, dhe i gëzohem shumë ftesës së Gjykatës Speciale për Kadriun, do i gëzohet edhe për Hashimin. Nuk ka të bëjë kjo fare me luftën çlirimtare, përkundrazi i ndihmon asaj të pastrohet nga njerëz të pandershëm, e të cilët në emër të saj janë bërë milionerë. Këta njerëz nuk kanë marrë pjesë në asnjë betejë të luftës, kanë ndejtur nëpër hotele luksoze të Tiranës dhe evropës.

Kanë përgaditur terrenin se si të ndalin pasuirnë e Kosovës, dhe gjithashtu kanë përgaditur vrasjet e atyre që kanë qenë pengesë në rrugën e tyre. Sapo morën pushtetin e plaqkitën vendin si mos më keq, nuk lanë gjë të keqe pa bërë, andaj është hipokrizi të thirrësh në emër të luftës për të mbrojtur të gjitha krimet dhe maskaratën e tyre. Kushdo që e do vërtët luftës e pastër dueht t’i gëzohet ndarjës së shapit prej sheqerit, vetëm kështu i bëjmë nder luftës dhe të rënëvë. Ndryshe mbrojmë ca danditë që nuk e meritojnë, e të cilët edhe i kanë bërë dëmë të mëdha vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat