Analisti politik shqiptar: Edi Rama po i kacavirret Vuçiçit si skllavi pronarit

Politika

Analisti politik shqiptar: Edi Rama po i kacavirret Vuçiçit si skllavi pronarit

Nga: A.M. Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 16:02
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev

Edhe sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në takimet me liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Ohrit.

Por,  deklaratat e Ramës sot ishin më të zëshmet, pasi që në kuadër të të ashtuquajturit Mini-Schengeni Ballkanik, ai ka komentuar mos pjesëmarrjen e Kosovës në  këtë takim në një konferencë për media. Ai është shprehur se shteti i Kosovës nuk është dashur që të vet-përjashtohet nga ky samit.

“Bashkëpunimi rajonal me vendet e rajonit – përfshirë Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, të cilat nuk e njohin Kosovën nuk do të thotë se Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë dhe as unë nuk e kam ndryshuar qëndrimin se Serbia duhet të njohë Kosovën. Moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye që Kosova të vet-përjashtohet dhe nuk është arsyeja që Kosova dhe Shqipëria të mos mbrojnë interesat shtetërore që kalojnë përmes bashkëpunimit dhe jo përmes vet-përjashtimit dhe izolimit”, ka thënë Rama në konferencën për media.

Po ashtu, Shahu ka komentuar edhe deklarimin e fundit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka thënë se  Mini-Schengeni Ballkanik – çon në një Jugosllavi të re.

“Kam respekt për Isa Mustafën. Kemi punuar bashkë. Ruaj kujtim të mirë me të dhe jam i befasuar nga deklarata e tij. Por siç ka ai opinion e tij të ndryshëm nga unë, kam unë opinion të ndryshëm ndaj tij. Të flasësh për një proces që rikrijon Jugosllavinë, të ma thuash mua që as kam punuar në administratën e Jugosllavisë dhe as kam lidhje me Jugosllavinë, veç kujtimit të keq të keqtrajtimit të shqiptarëve, më duket e tepërt dhe jo fort elegante”, ka deklaruar Rama.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Mini-Shengeni ballkanik me një shtet e gjysmë i Edi Rames, Vuçiçit e Zajevit është barka e shpuar e patriotizmit fals të Edi Ramës dhe karshelleku i një bastardi para liderëve të Kosovës.

“Edi Rama i vogël politikisht dhe inferior deri në skaj, duke dashtë të bëhet i madh dhe baba i kombit, i kacavirret Vuçiçit si skllavi pronarit duke menduar se me batutat banale bëhet interesant. Minishengeni me një shtet e gjysmë i Edi Rames, Vuçiçit e Zajevit është barka e shpuar e patriotizmit fals të Edi Ramës dhe karshelleku i një bastardi para liderëve të Kosovës.”, ka potencuar ai për “Bota sot”

Image
Rexhep Shahu

Ai ka akuzuar Ramën se po punon Vuçiçit duke shkelë mbi supet e Kosovës.

“Tashmë nuk vepron si i padijshëm në interes të ideve të vjetra serbe por vepron si argat i Vuçiçit duke shkelë mbi supet e Kosovës. Fati i Kosovës e i kombit shqiptar është se Kosova tashmë ka liderët e vet.  Thaçi si majtist dhe besnik i të majtës së shpifur e sheh Edin si shok të anijes dhe si kaubojsin e Europës para të cilit përkulet Merkel e Makron”, ka deklaruar Shahu për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai beson se Mustafa nuk e lejon shtogu Edi Rama ti bëjë hije Kosovës edhe nëse e lejon Albini për dobësi ideologjike.

“Besoj se Isa Mustafa i LDK nuk e lejon shtogu Edi Rama ti bëjë hije Kosovës edhe nëse e lejon Albini për dobësi ideologjike. Nuk ndalon Kosova askënd të japë çelësin e Tiranes antishqiptareve, por Kosova shënon e nuk harron. Edi Rama e gjithë ramat e gjithë ushtria e tij duhet ta dinë njëherë e mirë se Kosova nuk është bishti apo zgjatimi i kombit shqiptar, por është Koka e gjoksi i trupit të kombit shqiptar”, ka përfunduar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat