Jugosllavia nuk ngjallet më kurrë, këtë ta kuptojnë Rama dhe Vuçiqi

Politika

Jugosllavia nuk ngjallet më kurrë, këtë ta kuptojnë Rama dhe Vuçiqi

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 11 nëntor 2019 Në ora: 10:20
Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama

Në konferencën e mbajtur në Samitin e Ohrit, Kosova nuk mori pjesë. Mos pjesmarrja e Kosovës në këtë Samit ka të bëjë kryesiht me orentimin e saj drejt BE, dhe jo në këso Samiti me qëllim që të fuqizohet Serbia. Fatkeqësisht në këtë Samit Shqipëria mori pjesë, duke i ndihmuar kështu Serbisë. Për të ardhurkeq nga gjithë ky Samit qëndrimi i Edi Ramës, i cili pa kordinim me Kosovën bëhët palë e përpjekjeve sero-ruse për fuqizim të tyre në Ballkan. Në vend se të ishte se bashku më Kosovën në një linjë, kryemistri Edi Rama zgjodhi rrugën që bile edhe të kritikonte Kosovën.

Në një deklaratë të tij, Edi Rama theksoi se “Bashkëpunimi rajonal me vendet e rajonit – përfshirë Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, të cilat nuk e njohin Kosovën nuk do të thotë se Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë dhe as unë nuk e kam ndryshuar qëndrimin se Serbia duhet të njohë Kosovën. Moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye që Kosova të vet-përjashtohet dhe nuk është arsyeja që Kosova dhe Shqipëria të mos mbrojnë interesat shtetërore që kalojnë përmes bashkëpunimit dhe jo përmes vet-përjashtimit dhe izolimit”.Megjithatë z.Rama nuk tregoi se cilat janë interest që ka Kosova dhe Shqipëria nga gjitha ky Samit, dhe takimet e shpeshta me presidentin Serb. Për më tepër ky Aleksandar Vuçiq,deklaroi se marrëveshja e “mini-shengenit ballkanik” është shumë e rëndësishme për Serbinë, por pa përmendur ndonjë sukses që kanë pjesët tjera të Ballkanit.ndonëse përmenden diku 260 milionë dollarë, nuk përcaktohet se sa do të përfitoj Kosova apo Shqipëria. Kjo ide është serbo-ruse me qëllim që të shtrieht ndikim sllav në Ballkan, e kështu të lëkundet dominimi amerikan. Andaj deklarata e Vuçiqit është propagandë, me qëllim që të izolohet Kosova.

Përveç presidentit serb, edhe krymisntri maqedonas nuk dha ndonjë arsyej të shëndosh për këtë nismë rajonale, vetem se theksoi se “Po krijojmë një Ballkan të ri Modern të shekullit 21 ku qytetarët e gjithë rajonin kërkojnë që ta avancojnë bashkëpunimin dhe të shfrytëzojnë potencialet e bashkëpunimit të mundshëm”. A thua e gjithë kjo bëhët që qytetarët të lëvizin me leternjoftim, përderisa Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria i kanë të liberalizuar vizat. Andaj bie poshtë tërsësisht konstatimi i tillë, duke mbuluar qëllimin e vërtëtë të saj. Në këtë logjikë të gënjështrave vazhdoi z.Zaev duke theksuar se “Heqja e kufirit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është një mini-Schengen sepse kjo mua nuk më konvenon. Ne mund ta quajmë Western-Ballkan Schengen që do të thotë se të gjithë qytetarët e këtij rajoni kanë të drejtë të lëvizin lirshëm dhe pa pasur pengesat absurde që kanë sot dhe që kthehen në kosto”.

Këtë samit e kritikuan me të drejtë autoritete në Prishtinë. Ishte Isa Mustafa ai që ka dalë kundër formimit të mini-schengeni ballkanik dhe Jugosllavisë së re.Mustafa, teksa ka komentuar për Samitin e Ohrit, që po zhvillohet mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, atij shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se LDK-ja nuk do t’i përkrah idetë për formimin e Jugosllavisë së re, as në qeverinë e re.

Sipas Mustafës, politikat e Mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i çojnë në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia. Prandja, pa Kosovën një nismë e tillë është e vdekur, dhe si e tillë nuk ka vend të realizohet. Kosova ka zgjedhur rrugën e saj drejt integrimeve të BE dhe në miqësi përmanente me SHBA. Të tjerat janë vetëm aventura në të cilat Kosova nuk duhet të zhytet. Ndërkohë që Edi Rama së bashku më Vuçiqin të vazhdojnë ëndrrat e tyre për Jugosllavi të re. Këto ëndrra kanë vdekur moti, me keqardhjen që një kryministër shqiptar bie pre e këtyre ideve dhe nismave anti shqiptare.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryetarin e Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministres së Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq do të prezantojnë deklaratën me një listë të përparësive dhe masave për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat