Reagimi i ri nga Lëvizja Vetëvendosje: Qeverinë do ta formojë LVV-LDK

Politika

Reagimi i ri nga Lëvizja Vetëvendosje: Qeverinë do ta formojë LVV-LDK

Nga: A. J Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 12:00
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Koalicioni NISMA-AKR-PD më marrjen e vendimit të PZAP-it për rinumërim të rreth 1700 kutive të votimit ka bërë që ky koalicion të rrit shpresën për kalimin e pragut dhe ndoshta edhe futjen në qeveri.

Qeveria e ardhshme deri më dje pritej që të formohet nga LDK dhe VV, por tani duket se matematika ka ndryshuar dhe në qeveri duket se do të kyçet edhe Nisma.

Vetëvendosje menjëherë ka reaguar sa i përket votave nga Serbia duke bërë kështu që më pas të flitet edhe për mos mundësinë e formimit të Qeverisë vetëm nga LDK dhe VV.

Image
Erzen Vraniqi

Sekretari i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi ka thënë për “Bota Sot” se pa pasur certifikim nuk mund të flitet për përbërjen dhe formën e qeverisë.

“Nuk kemi rezultat, nuk kemi certifikim, pas certifikimit, i cili do ta etabloje situatën në terën mund të flasim për përbërjen dhe formën e qeverisë.

Tash për tash dihet se Qeveria do të formohet nga Lëvizja VETËVENDOSJE dhe LDK” ka thënë Vraniqi.

Me kalimin e pragut nga NISMA-AKR, Vetëvendosje humb 3 deputetë, LDK një deputet, PDK një deputet dhe AAK një deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat