Analisti politik kritikon ashpër ambasadorët - Bota Sot
Analisti politik kritikon ashpër ambasadorët

Politika

Analisti politik kritikon ashpër ambasadorët

Nga: N.H Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Gana ditë më parë ka tërhequr njohjen Pavarësisë së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

“Ka qenë një veprim i gabuar dhe i nxituar që ka shkelur rezolutën 1244. Ky është rezultat i një politike shtetërore që e bëjmë prej vitesh, por Gana është vendi më i madh që ka tërhequr njohjen e Kosovës”.

Tani që Serbia thotë se do të vazhdojë me një aktivitet të tillë që Kosovës t’i hiqen edhe disa njohje dhe fakti që Gana është shtet i madh e ndihmon këtë.

E, kritika të ashpra lidhur me ketë çështje ka dhënë analisti politik dhe njohësi i çështjeve juridike.

Blerim Burjani në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se fajet kryesore për këtë duhet t’i veshën ambasadorëve të Kosovës.

“Rreth ambasadorëve të Kosovës, definitivisht veç marrin rroga kotë e rrinë në pushime vjetore, nëpër Evropë, e nëpër botë. Katastrofë për këtë vend. S’ka kush me u marrë me shtetin”, shprehet Burjani.

Tutje, ai paralajmëron se Serbia po bënë gjithçka kundër Kosovës.

“Në anën tjetër, Serbia gjithçka po bënë kundër Kosovës, e këta shtyhen kush po bëhet kryeministër. Ambasadorët janë dajë e kunata që marrin rroga e dhe enden rrugëve të botës”, ka përfunduar analisti politik, Blerim Burjani.

Kujtojmë se tërheqja e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës u bë një lobim i vazhdueshëm nga Serbia, nga e cila është kërkuar të ndalojë, por zyrtarët serbë kanë për qëllim që Pavarësinë e Kosovës ta kontestojnë duke ulur numrin e shteteve nën gjysmën e numrit të anëtarëve të OKB-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat