Ja çfarë do të ndodh me 12 ministritë e premtuara, nëse NISMA futet në Kuvend

Politika

Ja çfarë do të ndodh me 12 ministritë e premtuara, nëse NISMA futet në Kuvend

Nga: Albulena Jahaj Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 10:57
Kuvendi i Kosovës

Futja e mundshme e Nismas në qeverinë e ardhshme që pritet të ndodh mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se do te sjell ndryshime të kalkulimeve politike. Ideja e 12 ministrive në qeverinë e ardhshme do të jetë e pamundshme nëse Nisma futet në qeveri pasi që ministritë e parashikuara sesi nuk do të mund të ishin për tri nga partitë që pritet të bëjnë koalicion. Njohësi i çështjeve politike në vend Faton Abdullahu në një bisedë për “Bota Sot” nuk është e parëndësishme se sa ministri do të ketë qeveria e ardhshme.

“Gjithsesi 22 ministri kanë qenë shumë dhe të pajustifikueshme. Por fakti se do të jenë 12 ministri sikundër është paralajmëruar nuk është kurrfarë garancie se ato do të jenë efektive dhe funksionale. Në anën tjetër nëse futja e një koalicioni ( Nisma AKR PD) në qeverinë e re determinon rritjen e numrit të ministrive kjo flet pa mohueshëm për mos ndryshimin e mendësisë qeverisëse për interesa të ngushta klanore e partiake. Në të vërtetë nëse, ky koalicion bëhet pjesë e qeverisë së re, do të vë në sprovë shumë gjëra të premtuara, apo thënë ndryshe do t’i mistifikoj shumë pritshmëri që vazhdojnë tash sa kohë të jenë jo rrallë në shpërputhje me realitetin shtet ndërtues të Kosovës” ka thënë ai.

Image
Faton Abdullahu

Sipas tij nëse Nisma futet në Qeverinë e ardhshme do të kemi ndryshime të kalkulimeve politike dhe krejt kjo do ta shtyjë konstituimin e qeverisë gjë nuk shkon në dobi të askujt. Edhe po të themelohet qeveria bashkë me Nismën zhvillimet e ardhshme do të jenë edhe më të ndërlikuara dhe shumë marrëveshje do të jenë më vështirë të arritshme edhe më vështirë të jetërsueshme.

“Si duket Nisma AKR dhe PD janë realitete që nuk mund të mohohen. Ato që duhet të mohohen janë dogmat populiste që ngjallin pritshmëri jo reale në dëm të kualitetit të jetës së qytetarëve dhe shkallës së pavarësisë dhe ritmit të shtet ndërtimit për vendin tone” është shprehur njohësi i çështjeve politike në vend Faton Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat