Kështu ndalen sulmet e Serbisë ndaj Kosovës

Politika

Kështu ndalen sulmet e Serbisë ndaj Kosovës

Nga: D. B. Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 13:23
Ilustrim

Zëvendësministri i Jashtëm i Ganës, Charles Oëiredu ka konfirmuar se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Agjencia franceze e lajmeve AFP ka thënë se Gana e ka tërhequr njohjen “e nxituar” të pavarësisë së Kosovës, veprim që u përkrah nga Serbia e cila e kundërshton shtetësinë e Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje analisti politik Leon Duhanaj ka thënë për “Bota sot” se Serbia, si çdoherë edhe tani po luan një lojë të ndytë, qoftë në raport me Kosovën, çoftë në raport me komunitetin ndërkombëtar.

Sipas tij, për fat të keq, edhe pse të dyja palët e kuptojnë ketë lojë të ndytë, nuk po arrihet një masë ndëshkuese apo edukuese ndaj Serbisë.

“Arsyet janë të shumta në radhë të parë, tregon për nivelin e ulët të kulturës qoftë politikë, qoftë në përgjithësi të serbëve si komb. Ata dinë të bëjnë keq, por nuk dinë dhe duan të bëjnë mirë. Komuniteti ndërkombëtar edhe pse e sheh që po luan me dy karta, po mundohet në mënyrën me të butë për ta tërhequr kah BE duke toleruar vendime në dëm të Kosovës. Kosova në shumë segmente është e pafuqishme por, edhe aty ku ka fuqi, nuk e bën punën si duhet dhe, si pasojë avancon agjenda serbe”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

Ai konsideron se Kosova e ka pasur diplomacinë me të fortë gjatë viteve të 90-ta se sa në disa periudha pas luftës, e sidomos gjatë dy viteve të fundit.

“Fushatën e Serbisë, mund dhe duhet ta ndalim me kundërshtarë. Por, për ta arritur ketë, kërkohen njerëz profesionist, aktivitet maksimal dhe koordinim maksimal. Kjo gjë tek ne nuk ndodhë, por ndodhë fatkeqësisht e kundërta. Ne në vend që të luftojmë e ndrequr imazhin e shtetit, kemi përkrahur dhe përhapur agjenda siç ishte opsioni i ndarjes apo shkëmbi i territoreve. Madje kjo ka ndikuar shumë që Serbia ta veje në dyshim pavarësinë e vendi”, është shprehur analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat