A do të ketë post ministror dhe kur do të bëhet koalicioni LDK-VV, flet Anton Quni

Politika

A do të ketë post ministror dhe kur do të bëhet koalicioni LDK-VV, flet Anton Quni

Nga: Albulena Jahaj Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 13:54
Anton Quni

Bisedimet për një koalicion qeverisës në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë arritur ne nivel politik pra në bisedime në mes të dy kryetareve të partive politike. Quni në një bisedë për “Bota Sot ka shpjeguar se grupet punese kanë bërë punën më të madhe për përafrim të programit qeverisës.

“Pasi kemi harmonizuar programin qeverisës fillimisht, tash bisedat kanë kaluar në nivel politik, pra ne nivel të liderëve te të dyja partive respektive. Mendoj se grupet punuese kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në përafrimin e programeve tona qeverisëse në të gjitha fushat” ka thënë Quni.

Ai po ashtu ka treguar se  bazuar në rrjedhën e deritanishme të bisedimeve, Quni beson që kështu do të eci edhe procesi për ndarjen e përgjegjësive qeverisëse mes partnerëve.

Në pyetjen se cilën ministër apo cila do të jetë pozita e Anton Qunit në qeverinë e ardhshme ai ka mohuar se një gjë e tillë deri më tani të jetë diskutuar .

“Sa i përket pozitës time në qeveri, edhe kjo është çështje që do të diskutohet brenda akterëve vendimmarrës në partinë tonë. Një gjë mund të ju siguroj, unë kudo që do të jem do të jap maksimumin nga vetja dhe do të angazhohem që të ju dalim përballë problemeve dhe sfidave të shumta më të cilat kjo qeveri dhe ky legjislativ do të përballet” ka thënë Deputeti I LDK-së Anton Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat