Diplomacia serbe vazhdon ofensivën për të siguruar sa më shumë “çnjohje” të shtetit të Kosovës

Politika

Diplomacia serbe vazhdon ofensivën për të siguruar sa më shumë “çnjohje” të shtetit të Kosovës

Nga: D. B. Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 14:28
Flamuri i Kosovës

Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Serbia është angazhuar në vazhdimësi në një fushatë intensive lobimi kundër njohjeve ndërkombëtare dhe kundër pranimit të Kosovës në organizata dhe mekanizma të ndryshëm rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Ali Hertica, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se diplomacia serbe, është duke e vazhduar ofensivën për të siguruar sa më shumë “çnjohje” të shtetit të Kosovës.

Sipas tij, këtë e kishte e thënë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, gjatë një deklaratës duk cekur se deri në fund të vitit numri i njohjeve të Kosovës të bjerë nën 100.

“Por, pavarësisht se çfarë marrëveshje është lidhur me këtë rast, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq në shumë raste ka deklaruar se ai punon pa ndërprerë në lobimin kundër njohjeve të Kosovës apo edhe në lobim për t’i bindur shtetet e caktuara që t’i tërheqin njohjet. Nëse shikojmë, vetëm në dy vjetët e fundit shohim që nuk kemi pasur numër shumë të vogël në njohje ndaj Kosovës. E gjithë deklaratat e fundit që kanë të bëjnë me atë që po quhet “shkëmbim i territoreve” mendoj që po ndikojnë negativisht në këtë proces. Sepse 116 vende që e kanë njohur deri më tash Kosovën e kanë njohur me këta kufij ekzistues dhe duke u bazuar në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, që është norma bazike e shtetësisë së këtij vend:, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

Ai konsideron se Qeveria e ardhshme e Kosovës, në krye më Albin Kurtin dhe më përfshirjen e zonjës Vjosa Osmani në Qeveri dhe Ministri të Punëve të Jashtme, duhet t’u kundërvihen këtyre tentativave duke u distancë nga veprimet e pa skrupullta që sot Serbia po pretendon me këtë politik karshi Kosovës.

“Tani politika e Kosovës nuk duhet të ulet te tavolina për bisedime me Serbin përderisa ajo nuk e ndalon këtë hap duke shantazhuar shtetet mike të Kosovës, për çnjohjen e saj. E gjithë kjo tregon se çfarë gatishmërie dhe si e predikon politika e Kosovës, politikën dhe shtete për njohje, sepse tani Ministria e Punëve të Jashtme thuajse është tej e pasivizuar dhe as që ka dikush që merret si diplomat serioz, dhe kjo i jep mundësi Serbisë që të lobon për çnjohje”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat