Minishengeni Ballkanik, Zogaj: Kurti i din mirë planet djallëzore të Edi Ramës

Politika

Minishengeni Ballkanik, Zogaj: Kurti i din mirë planet djallëzore të Edi Ramës

Nga: G.B Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 15:01
Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev

Kosova nuk mori pjesë, por kryeministri i Shqipërisë vazhdoi sesionin e dytë në Ohër për formimin e “Schengenit Ballkanik”, bashkë me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq dhe atë maqedonas, Zoran Zaev.

E lideri i Vetëvendosjes, i cili ka fituar në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti, i ka thënë Ramës se është dashur të pres edhe disa javë deri në formimin e qeverisë së re.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kurti dhe të gjithë shqiptarët po e kuptojnë më në fund djallëzinë e Edi Ramës, që po bën tregti prapa shpinës, që të forcojë pozitën e tij në Shqipëri, derisa po e di që rrezikohet me forcimin e shtetësisë së Kosovës.

Image
Skënder Zogaj

“Albin Kurti dhe të gjithë shqiptarët më në fund po e hetojnë djallëzinë e Edi Ramës, i cili po bën tregti prapa shpinës së shqiptarëve me qëllim të forcimit të pozitës së tij në Shqipëri, që Rama e din se rrezikohet me forcimin e shtetësisë së Kosovës”, është shprehur ai.

Për këtë, thotë Zogaj, ai ka shpejtuar që ta formojë “Minishengenin Ballkanik” përpara formimit të Qeverisë së re dhe Kurti i di djallëzitë e tij, andaj ia ka bërë me dije se po vepron keq.

“Prandaj ka shpejtuar që të realizohet marrëveshja e fshehtë për "minishengenin ballkanik" para se të formohet qeveria e re, i vetëdijshëm se, qeveria e re e Kosovës do të jetë pengesë e pakalueshme! Kurti i di fort mirë planet djallëzore të Ramës këtë dhe domosdo që ka reaguar, për t'ia bë me dije se po vepron keq”, ka vlerësuar Zogaj.

Ai shprehet i habitur për heshtjen e disa personaliteteve në Shqipëri për “Minishengenin Ballkanik”.

“Sa i për "Minishengenit ballkanik" është për tu habitur me një numër të madh të personaliteteve të larta intelektuale të Tiranës, të cilët po heshtin edhe pse e dinë fare mirë se, kjo ide e Ramës e sakaton perspektivën e shqiptarëve, sepse duke anashkaluar autostradën e BE, Shqipëria hyn në xhadenë serbe dhe pastaj për të vajtur në Evropë duhet të kalojë nëpër Beograd! Nuk besoj se kjo është rruga e duhur për Shqipërinë”, ka deklaruar Skënder Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat