Paralajmërimi i Milaim Zekës dhe frika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje! - Bota Sot
Paralajmërimi i Milaim Zekës dhe frika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje!

Politika

Paralajmërimi i Milaim Zekës dhe frika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 15 nëntor 2019 Në ora: 14:21
Albin Kurti, Milaim Zeka, foto ilustrim nga "Bota sot"

Paralajmërimet për zgjedhje të reja në Kosovë, nuk janë shenj e mirë. Dikush po frikësohet nga Qeveria e re, konkretisht nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nuk mund ta quash ndryshe shkuarjen në zgjedhje të reja. Kosova është lodhur duke votuar, sidomos duke i votuar njerëzit e dyshuar për krime e keqpërdorime që 20 vjet.

Kosova se ka luksin që sa herë që të humbin keqpërdoruesit e shtetit të shkon në zgjedhje.

Sovrani vendosi në zgjedhjet e 6 tetorit. Sovrani votoi ndryshimin. Dhe ndryshimi është që Qeverinë e re ta formoj Lëvizja Vetëvendosje.

Paralajmërimi i Milaim Zekës dhe disa zërave të tjerë se Kosova mund të shkoj në zgjedhje të reja është një dështim i madh i shtetit të Kosovës.

Pse duhet të shkohet në zgjedhje, kur ne e kemi fituesin e zgjedhjeve?

Pse duhet t’ua bëjmë qejfin partive dështuese që shkatërruan shtetin e Kosovës?

Kosova përherë të parë në dekadën e fundin filloi ndryshimin, e këtij ndryshimi po i frikësohen shumica e partive politike, e ndër to edhe një pjesë e madhe e LDK-së.

Qeveria e re duhej të jetë shembull për Qeveritë e pasluftës, e sidomos për Qeveritë e ardhshme se si duhej të punohet me shtetin dhe kombin.

Përshkak të Qeverive të korruptuara ne jemi në këtë gjendje kaosi.

Në secilin dikaster Kosova po përballet me shumë parregullsi. E këto parregullsi janë shkaktari i ikjes së rinisë, humbjes së shpresës dhe zhgënjimit total në shtetin tonë, shtetin e Kosovës.

Qeveria e re, duhet patjetër të fokusohet në çështjet e sistemit të drejtësisë, në mirëqenien sociale për një jetë më të mirë të qytetarëve që jetojnë në Kosovë, për një arsim dhe shëndetësi të cilat dita-ditës vetëm sa po shkatërrohen edhe më shumë, për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës.

Përveç temave të mëdha që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë dhe rrugëtimin e shtetin tonë drejt Evropës, Kosova po përballet me shumë probleme brenda saj.

Andaj, ne nuk duhet të vuajmë nga sistemi i drejtësisë i korruptuar. Nuk duam të vuajmë për një vend të punës. Apo nuk duhet të brengosemi për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre. Një qytetar nuk duhet të brengoset as për gjetjen e një vendi të punës. Sepse këtë duhet të ia garanton shteti, i cili me plan programet e veta, strategjinë për të ardhmen e mirë të shtetit duhet të fokusohet në këtë drejtim që punësimi të jetë primar.

Qeveria e re, nuk duhet të shkoj hapave të Qeverisë paraprake. Qeveritë e kaluara dështuan në mirëmbajtjen e dhjetëra fabrikave që ishin duke punuar dhe me paaftësinë e tyre ato i shkatërruan duke lënë mijëra qytetarë të papunë, dhe kësisoj mijëra familje mbetën pa të ardhura.

Apo ndoshta këtu ishte qëllimi i tyre, që qytetarët të varfërohen e pastaj të shiten me nga 5 euro në kohë zgjedhjeve.

Së këndejmi, qytetarët e Kosovës, kësaj radhe janë duke shpresuar në një qeverisje të mirë, e cila fokusohet aty ku është mese e nevojshme. Ky ndryshim që ndodhi me votën e tyre, duhej patjetër të ndodh edhe në qeverisje, dhe të shihen hapat e parë menjëherë pas formimit të Qeverisë.

Ndërsa, paralajmërimet për zgjedhje nuk mund të jenë asgjë tjetër, përveç frikës nga e vërteta dhe zbardhja e të gjitha keqpërdorimeve që kanë ndodhur në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat