Metodat që po i përdorë Thaçi për të vonuar qeverinë e re - Bota Sot
Metodat që po i përdorë Thaçi për të vonuar qeverinë e re

Politika

Metodat që po i përdorë Thaçi për të vonuar qeverinë e re

Nga: V.R Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 14:04
Hashim Thaçi

Nuk ka më shumë se një muaj që përfunduan zgjedhjet nacionale në vend. Siç është e ditur, Vetëvendosje prinë e para në këto zgjedhje, duke vazhduar më pas me LDK-në si e dyta dhe në vijim vijnë PDK e treta, AAK e katërta e kështu me radhë. Ishte partia e Fatmir Limajt, respektivisht Nisma Social Demokrate e cila nuk e kaloi pragun zgjedhor me të parën.

Pati numërime e rinumërime deri sa, Gjykata Supreme morri vendim që i shkoi për shtati Nismës, duke bërë që të kalonte pragun zgjedhor.

Se si do të vijoj situata mbetët të shihet, veçse sovrani vendosi për të ardhmen e vet duke ia besuar qeverinë Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Qytetarët, përgjithësisht, ishin entuziast në raport me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Por analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot” tha se presidenti Thaçi duhet të heq dorë nga këto kalkulime të rrezikshme.

Sipas tij, Thaçi, është duke luajtur “lojën” përmes mekanizmave të tjerë ligjor e jo ligjor që janë nën ndikimin e tij.

Image
Nexhat Haziri

 “Sikur një situatë e tillë po provokohet nga vet presidenti Thaçi përmes KQZ-së, por edhe përmes mekanizma të tjerë ligjor që janë nën ndikimin e tij të drejtpërdrejtë, për ta penguar krijimin e qeverisë së koalicionit LVV-LDK”, tha ai.

Haziri, shtoi se një lojë e tillë është mjaftë e rrezikshme pasi vendin mund ta dërgojë drejtë një anarkie institucionale dhe një tensionim të situatës politike por edhe të sigurisë, që as zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk do të mund të qetësonin një situatë të tillë.

“Andaj z. Thaçi duhet të heq dorë nga këto kalkulime të rrezikshme, dhe para interesave personale, t'i vejë interesat e vendit. Çdo përpjekje për ta penguar formimin e qeverisë së re me këto metoda aktuale që po i përdor z. Thaçi, do të jenë avantura të rrezikshme për të ardhmen e vendit”, deklaroi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat