Ja çfarë mund të sjellë dështimi i marrëveshjes LDK-VV

Politika

Ja çfarë mund të sjellë dështimi i marrëveshjes LDK-VV

Nga: A.J Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 13:46
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Mosdakordimi për bashkëqeverisje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mund të sillte një mundësi të re që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Më kalimin e pragut zgjedhor nga Nisma-AKR gjerat kanë filluar të diskutohen në mënyra të ndryshme dhe zgjedhjeve të reja pasi Vetëvendosje mund mos ta merr në Qeveri partinë e Fatmir Limajt Nisma.

Analisti politik Faton Abdullahu në një prononcim për “Bota Sot” ka thënën se shenja e parë se ne do të shkojmë në zgjedhje të reja do të ishte kur dy partitë kryesore që dolën fituese VV dhe LDK do të fillojnë ta fajësojnë njëra tjetrën për dështimet e mos krijimit të qeverisë se re.

Image
Faton Abdullahu

Ato do të bëhen me qëllim që asnjëra VV dhe LDK të mos e marrin fajin për dështim as përgjegjësinë që ua dhanë qytetarët.

Këto akuza do të jenë fillimi i fushatës së re për zgjedhjet e reja.

“Do të jetë kështu sepse nga ajo se kujt do t’i shkoj për dore t’ia lë fajin tjetrës do të varen rezultatet nga zgjedhjet e reja. Vështruar nga kjo prizëm të dyja partitë fituese VV dhe LDK do të dalin humbëset më të mëdha. LDK do ta akuzoj VV se ishte kryeneçe dhe do të konstatojnë se partnerët tanë nuk e preferonin sidomos për dialog me Serbinë, kurse VV do ta akuzoj LDK se ishte e ngathtë e pa reformuar mjaftueshëm dhe kërkonte më shumë se që i takon” ka thënë Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat