Valdete Daka akuzohet për falsifikim të votave - Bota Sot
Valdete Daka akuzohet për falsifikim të votave

Politika

Valdete Daka akuzohet për falsifikim të votave

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 19 nëntor 2019 Në ora: 08:53
Valdete Daka

Mundësia që vendi të shkoj përsëri në zgjedhje ka bërë që të ketë reagime të shumta se duhet apo jo të mendohet për zgjedhje.

Mos dakordimi i deritanishëm i dy partive fituese në zgjedhjet e fundit Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kalimi i pragut zgjedhor nga Nisma-AKR jep mundësinë për zgjedhje të reja, gjithmonë nëse Vetëvendosje nuk arrinë marrëveshje me njërën nga partitë politike.

Haxhiu: S’ka zgjedhje

Image
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë Facebook duke komentuar gjendjen aktuale politike pas 6 tetorit, ka thënë se zgjedhje afër nuk ka sigurt.

“Nëse PANI me 39 deputetë, arriti t’i bënte 61 (minus 22), Koalicioni i ndryshimit 57 deputetë (me vetëm minus 4) të shkon në zgjedhje s’ka me ndodhë assesi. Mjaftojnë edhe 4 nga 10 deputetë të pakicave joserbe, por munden edhe deputetët Serbë, e ndoshta edhe deputetë të veçante të opozitës të votojnë, prandaj problemi i numrave nuk ekziston”.

Deputeti që fitoi edhe një mandat në Kuvend ka shtuar se në zgjedhje mund të shkojmë vetëm nëse vendosin dy partitë e para.

“Në zgjedhje shkojmë vetëm nëse LDK dhe LVV pajtohen të shkojnë zgjedhje, apo nëse partia që ka drejtën e mandatimit të KM d.m.th. LVV nuk donë të mandatojë kandidatin e saj dhe ti siguroj edhe ata 4 deputetë të pakicave që me kushtetutë është i obliguar ti ketë qeveri. Këto pakica kanë jo 4 por 20 deputetë, që d.m.th. qeveria e re do i ketë gjithsejtë 78 deputetë (jo 61 si ajo e kaluara) të cilët do duhej ta votonin Qeverinë e re”. Ai në fund ka thënë se kjo s’ka të bëj fare, me NISMA-n a hyn apo jo në parlament, prandaj zgjedhje do të ketë tek në vitin 2023.

Mos dakordimi për bashkëqeverisje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mund të sillte një mundësi të re që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Më kalimin e pragut zgjedhor nga Nisma-AKR gjërat kanë filluar të diskutohen në mënyra të ndryshme, dhe zgjedhjeve të reja pasi Vetëvendosje mund mos ta merr në Qeveri partinë e Fatmir Limajt, Nisma.

Abdullahu tregon shenjat e para...

Image
Faton Abdullahu

Analisti politik Faton Abdullahu në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se shenja e parë se ne do të shkojmë në zgjedhje të reja do të ishte kur dy partitë kryesore që dolën fituese VV dhe LDK do të fillojnë ta fajësojnë njëra tjetrën për dështimet e mos krijimit të qeverisë se re. Ato do të bëhen me qëllim që asnjëra VV dhe LDK të mos e marrin fajin për dështim as përgjegjësinë që ua dhanë qytetarët. Këto akuza do të jenë fillimi i fushatës së re për zgjedhjet e reja.

“Do të jetë kështu sepse nga ajo se kujt do t’i shkoj për dore t’ia lë fajin tjetrës do të varen rezultatet nga zgjedhjet e reja. Vështruar nga kjo prizëm të dyja partitë fituese VV dhe LDK do të dalin humbëset më të mëdha. LDK do ta akuzoj VV se ishte kryeneçe dhe do të konstatojnë se partnerët tanë nuk e preferonin sidomos për dialog me Serbinë, kurse VV do ta akuzoj LDK se ishte e ngathtë e pa reformuar mjaftueshëm dhe kërkonte më shumë se që i takon”, ka thënë Abdullahu.

VV fituese bindëse

Image
Blerim Burjani

Edhe analisti politik Blerim Burjani është i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do të ishte fituese e zgjedhjeve nëse vendi do të shkonte në zgjedhje.

“Vetëvendosje prapë do të ishte fituese ndoshta më bindëse se herën e parë. Problemi kryesor është se po delegjitimohet procesi zgjedhor i 6 tetorit, u degradua plotësisht më rinumërim gati total të votave dhe kështu duhet të konstatohen si zgjedhje të dështuara, rinumërimi i plotë është tregues i manipulimeve të mëdha përndryshe s’mund të ketë rinumërim total për shkak të një partie që nuk hynë në Kuvend dhe për një parti që duhet të rrit rezultatin fitues”, ka thënë Burjani.

Sipas tij procesi i numërimit të votave ka degraduar plotësisht, dhe se do të ishte mirë të kemi një qeveri kalimtare deri në vitin tjetër dhe më pas për të organizuar zgjedhje të reja në shtator më një proces legjitim dhe demokratik.

Kelmendi: KQZ e di për vjedhjen dhe blerjen e votave

Image
Muhamet Kelmendi

 

Komisioni Qendror i zgjedhjeve KQZ është duke vazhduar më rinumërimin e disa vendvotimeve për shkak të ankesave të fundit në PZAP.

Njohësi i çështjeve politike në vend Muhamet Kelmendi në një bisedë për “Bota Sot” fajtore për gjendjen e krijuar më rinumërim ka lenë KQZ dhe për ketë ka thënë se kjo e fundit është në dijeni për vjedhjeve dhe blerjen e votave.

“Falsifikimi dhe blerja e votave është e nivelit më të lartë që ka ndodhur ne historinë e re të Kosovës. Ka vjedhje dhe blerje të votave midis partive politike. Ka blerje dhe vjedhje te votave midis kandidateve të të njëjtës parti. Vjedhjet dhe blerjet e falsifikimet janë shumë të rënda. Në këtë pjesë është përgjegjëse KQZ-ja. Ajo ka lejuar vjedhjet dhe blerjet e votave. Drejtpërdrejt kryetarja e KQZ-së mbanë përgjegjësinë kryesore për votim dhe numërim”, ka thënë Kelmendi për “Bota Sot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat