Qeveria e re nuk do të varet nga Lista serbe - Bota Sot
Qeveria e re nuk do të varet nga Lista serbe

Politika

Qeveria e re nuk do të varet nga Lista serbe

Nga: D. B Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 11:19
Albin Kuti dhe Vjosa Osmani

Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka proklamuar dialog me serbët lokale, e jo çështja e bisedimeve të kalojë në nivel shtetesh, ku shteti serb të instrumentalizoj serbet e Kosovës për qëllime politike.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Hidajet Ahmeti i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se sa si përket çështjes së dialogut, zyrtarët e VV-së kanë qenë shumë të qartë e konkret në kuptimin e përmbajtjes strategjike në procesin e dialogut në raport me serbët.

Sipas tij, edhe në qeverinë e ardhshme, potencialisht Lista serbe nuk mund të paraqet asnjë problem, pasi qeveria e ardhshme me gjasë nuk do të jetë përcaktuese e votave të Listës serbe.

“E them këtë pasi nga kjo kuptohet se qeveria e ardhshme nuk do të krijojë varësi nga Lista serbe, dhe rrjedhimisht qeveria e ardhshme nuk mund të instrumentalizohet nga agjenda politike e Serbisë sikur ka ndodhur në të gjitha qeveritë e kaluara. Qeveria e ardhshme do të punojë brenda frymës kushtetuese në përfshirjen e komuniteteve pakicë në qeverinë e ardhshme, por jo domosdoshmërisht të jenë pjesë e koalicionit qeverisës, që i bie se Lista serbe që përfaqësohet në Parlamentin e Republikës mund ta gëzojë të drejtën kushtetuese të përfaqësimit me një ministri, por jo të jetë pjesë e koalicionit qeverisës”, është shprehur analisti politik Hidajet Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat