Ish-agjenti i SHIK-ut zbulon detaje të reja për treshen që po tmerron shqiptarët

Politika

Ish-agjenti i SHIK-ut zbulon detaje të reja për treshen që po tmerron shqiptarët

Nga: N.Sh Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 13:18
Ali Ahmeti, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, foto ilustrim nga "Bota sot"

Ishte Samiti i Ohrit i cili i bëri bashkë treshen politike kryeministrin shqiptar Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Tresha morën një iniciativë për një minishengen Ballkanik, por që nuk u përkrah nga Kosova e madje as nga shumë zyrtarë në Shqipëri.

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe TMK-së, e më pastaj edhe agjent i SHIK-ut, Naim Miftari, konsideron se minishengeni faktikisht është Jugosllavi e re.

Image
Naim Miftari

Miftari për gazetën “Bota sot” thotë se, prapa kësaj Jugosllavie apo këtij minishengeni qëndron interesi rus, francez dhe turk.

Ai shton se, me këtë minishengen Serbia politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht do të luante rolin e mbretit të Ballkanit.

“Kur është formuar mbretëria SKS dhe pastaj Jugosllavia e Titos, të gjitha këto formime të shteteve federale fallco janë bërë në kurrizin e popullit dhe territoreve shqiptare, të cilën pastaj populli i jonë, sidomos Kosova pas luftës së dytë botërore e ka paguar shtrenjtë”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Sipas Miftarit, renegatët tonë si Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti duhet me ditë se themeli i Jugosllavisë së re, minishengeni mundet të bëhet vetëm me luftë pasi populli i Kosovës kurrë nuk do të lejoj që përsëri të bëhemi kurban.

“Pra, shqiptarët nuk do të lejojnë që të bëhen kurban koka turke për me i kënaq apetitet serbo-ruse-turke-franceze. Kurrë Kosova nuk do të sakrifikohet për Jugosllavinë e as Edi Ramën, vëllain e Vuçiqit dhe Erdoganit që tenton si Enver Hoxha në vitin 1945 që ishte shoku i Dushan Mugoshesh e Milladin Popoviqit për fiks ideja të tij ta sakrifikoj Kosovën. Kjo nuk do të ndodh prapë tani pa marrë parasysh qëllimet e Edi Ramës, Thaçit e Ahmetit”, thekson Miftari.

Sipas tij, populli shqiptar i Kosovës nuk do të lejoj, por as nuk do të gëlltit këto broçkulla të Akademive serbo-ruse.

 “Edhe nëse pushteti aktual shqiptar na përgatit një Tivar të ri siç na përgatitet më 1945. Kosova nuk do të dorëzohet kurrë. Kurrë më nuk do të sundoj as shkelin çizmet e përgjakura serbe në Kosovë pas dështimit të tentimeve për ndarjen e Kosovës nga tandemi Vuçiq-Thaçi, e që tani ju del në ndihmë vëllai tjetër i tyre, Edi Rama me minishengenin (Jugosllavinë e re). Për Kosovën vendos Kosova e jo Edi Rama dhe Hashim Thaçi që janë në fund të karrierave të tyre të bujshme diktatoriale”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat