Harta me Kosovën pjesë të Serbisë, publicisti i njohur tregon qëllimin e Edi Ramës

Politika

Harta me Kosovën pjesë të Serbisë, publicisti i njohur tregon qëllimin e Edi Ramës

Nga: V.R Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:14
Rama-Harta.jpg, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një gafë të tmerrshme në mëngjesin e sotëm duke publikuar një hartë brenda një videoje ku shfaqej territori i Republikës së Kosovës brenda së Serbisë.

Rama po iu uronte ndjekësve të tij në Facebook mëngjes të mirë dhe po prezantonte “hartën e investimeve për sigurimin e furnizimeve me 24 orë ujë në zonat rurale të Shqipërisë” por gaboi rëndë me kufijtë që i ishin vënë Serbisë, e ku ishte krejt territori i Republikës së Kosovës.

Por pyetja është: A ishte gabim i momentin i Ramës apo e qëllimshme ky postim?

Gazeta “Bota sot” ka kontaktuar me publicistin dhe njohësin e çështjeve politike, Rexhep Shahu, i cili deklaroi se kryeministri Rama nuk bën asgjë pa qëllim.

Sipas tij, Rama, sa herë ka probleme brenda vendit, i kacavirret në çështje Kosovës, për patriotizëm.

“Rama asgjë nuk bën pa qëllim, por sa herë i ka keq punët brenda vendit, ai kacavirret në çështje të Kosovës, për patriotizëm ose çështje të Serbisë për tu duke europeanist, për të mos u duke gjoja nacionalist”, tha Shahu.

Tutje, Shahu, tha se atë hartë Rama e ka nxjerrë që njerëzit të merren me hartën të cilën as nuk e ndreqin as nuk e prishin.

“Prandaj merren me hartën plot pasion dhe nuk merren me Ramen dhe katastrofën që ka shkaktuar në Shqipëri duke u dhënë më koncension kompanive që ai do gjithë pasurine kombëtare,duke siguruar lekë drogë me ble edhe tri herë zgjedhjet, duke e vendose otesidjt nën hyqmin e tij sistemin e drejtësisë me anë të reformës së mbështetur nga ndërkombëtarët që nuk duan të lexojnë intrigat e Rames,etj etj. Pra Kosovën Rama e ka jo të çmuar, jo të panegocueshme, pasi prioritet i tij si politikan është që ta quajnë politikani që na pajtoi me Serbinë. Ai nuk mundi  të pajtojë askënd me Serbinë por mundet të na bëjë vasal të Serbisë me pëlqimin që po i bën Serbisë së re ose Jugosllavisë se vjetër të Enver Hoxhës”, tha Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat