Krasniqi tregon kur mund të formohet Qeveria dhe rrezikun nëse nuk arrihet koalicioni

Politika

Krasniqi tregon kur mund të formohet Qeveria dhe rrezikun nëse nuk arrihet koalicioni

Nga: G.B Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 18:04
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Edhe 1 muaj e gjysmë pas mbajtjes së zgjedhjeve, ende nuk ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave dhe kështu nuk mund të bëhet as certifikimi i rezultateve.

Rrjedhimisht, nuk mund të formohet as qeveria e re e Kosovës.

Por, sa e dëmton Kosovën mosformimi i Qeverisë së re?

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se çdo vonesë është në dëm të qytetarëve dhe këtë vonesë po e shfrytëzon qeveria në largim.

“Çdo vonesë e krijimit të institucioneve të Kosovës, shkon në dëm të shtetit dhe qytetarëve të saj. Këtë vakum e shfrytëzon maskimalisht qeveria në largim, me vendime që u shkojnë përshtati xhepave të tyre. Ky vakum ndikon drejtpërdrejtë edhe në fusha të tjera. Ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe drejtësia. Por pa anashkaluar edhe politikën e jashtme. Ç'njohjet për Kosovën po vazhdojnë, kurse Ministria e Jashtme po bën sehir”, është shprehur ai.

Image
Faik Krasniqi

Sipas Krasniqit, përgjegjësi për këtë vakum të krijuar mban Valdete Daka.

“KQZ mban përgjegjësi për këtë vakum të krijuar, respektivisht Valdete Daka. Ajo po e dëshmon që është vegël e Hashim Thaçit. Për këtë duhet të përgjigjet penalisht”, ka vlerësuar Krasniqi.

Në bazë të rinumërimit, ai thotë se deri në janar të vitit të ardhshëm nuk ka shanse të formohet qeveria e re, e nëse nuk arrihet marrëveshja, zgjedhjet e reja janë të pashmangshme.

“Siç po shkojnë punët me numërim dhe rinumërim të votave, s'ka gjasa të kemi Qeveri të re para Janarit të vitit të ardhshëm. Lojë e pistë e KQZ-së, që dëmton shtetin dhe qytetarët e saj. Nëse nuk arrihet marrëveshja për krijimin e Qeverisë, zgjedhjet janë të pashmangshme. PDK, Nisma, AAK dhe AKR janë njësoj. Hajna dhe zhvatës të shtetit. Asnjëra prej këtyre nuk duhet të përfshihet në Qeverinë e ardhshme”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat