Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duhet të kenë konsensus për bisedimet më Serbinë

Politika

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duhet të kenë konsensus për bisedimet më Serbinë

Nga: A.J. Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 15:54
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Marrëveshja përfundimtare në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se do të merr kohë deri në zgjidhjen përfundimtare tashmë kur posti i presidentit po diskutohet më shumë se kurrë ani pse partitë në fjalë ende nuk kanë dal më deklarimin e hapur.

Vjosa Osmani po shihet e denjë për udhëheqje më Ministrinë e Jashtme por të jetë e kyçur edhe në bisedimet më Serbinë, derisa posti i kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit mund ti lihen Vetëvendosjes, duke mos harruar mundësinë që presidenti I ardhshëm i Republikës se Kosovës të jetë nga LDK-ja.

Profesori dhe opninionisti, Enver Bytyçi ka thënë për “Bota Sot” se nëse LDK-ja zgjedh për postin e presidentit atëherë duhet t’ia dorëzoj Vetëvendosjes kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit.

Image
Enver Bytyçi

“Në këtë rast duhet që LDK të dy postet kryesore, atë të kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit t’ia dorëzojë Vetëvendosjes. Edhe praktikisht Vjosa Osmani politika e jashtme i rri më mirë se çdo kostum tjetër. Por në këtë rast do të duhet që të shkruhet në marrëveshjen e bashkëqeverisjes se në bisedimet me Serbinë do të ketë konsensus midis Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për procesin dhe përfundimin e marrëveshjeve që mund të nënshkruhen” ka thënë Bytyci.

Sipas tij, kështu shmanget arroganca në vendimmarrje. Ndërsa në çështjet tjera të qeverisjes kryeministri ka autoritetin e tij të padiskutueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat