Elezaj: Ja si u kryen vrasjet makabre, këto janë shkaqet e vrasjes së mbi 1400 personave

Politika

Elezaj: Ja si u kryen vrasjet makabre, këto janë shkaqet e vrasjes së mbi 1400 personave

Nga: D. B. Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 17:51
Ilustrim - intelekutalët e vrarë

Se a do të ketë shpresë në zbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës nga Qeveria LVV-LDK-së, apo kjo çështje do të zvarritet edhe për vite të tjera, dhe drejtësia nuk do të zbardh autorët e dhjetëra vrasjeve të pasluftës në Kosovën e lirë, kjo mbetët të shihet.

Megjithatë vrasjet politike të kohës së luftës dhe pas saj, janë e keqja më e kobshme, që i ka ndodhur deri më tani shqiptarëve të Kosovës.

Publicisti Rexhep Elezaj ka thënë për gazetën “Bota sot”, se vrasjet e shumta që kanë ndodhur pas lufte në Kosovë, kryesisht me motive politike, e që supozohet të jenë mbi 1400 raste, janë organizuar dhe kryer në mënyrat më mafioze të mundshme, me metoda “profesionale” nga shkollat kriminale të ish “Sigurimit” të Enver Hoxhës dhe nga shërbimi i UDB-së ish jugosllave.

Ai ka thënë se për t’i zbuluar dhe zbardhur gjitha ato vrasje makabre, kërkohet një punë mjaft e mundimshme dhe e gjatë, dhe patjetër me njerëz të shkolluar në fushën e kriminalistikës dhe zbulimit të krimeve dhe vrasjeve.

“E them këtë pasi qeveria e ardhshme LVV-LDK, duhet ta formon një “Task-Forcë” speciale, ekskluzivisht për ndriçimin e vrasjeve me motive politike që kanë ndodhur në Kosovë pas luftës çlirimtare. Siç dihet, përveç familjeve te të vrarëve, kanë qenë me dhjetëra shoqëri civile, shoqata, asociacione, parti politike si dhe media të shumta të cilat që 20 vite vazhdimisht kanë kërkuar me ngulm nga organet tona të drejtësisë si dhe nga qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, që të zbardhen të gjitha vrasjet e pasluftës. Së pari, për hir të dhimbjeve të familjarëve të tyre për t’ua lehtësuar dhimbjen, pastaj që autorët e vrasjeve ta marrin dënimin e merituar si dhe për ta pastruar, sado pak, ndërgjegjen tonë kolektive nga “fajësia” si popull dhe shoqëri”.

Image
Rexhep Elezaj

 

Sipas tij, mjerisht, asnjë qeveri dhe organe të drejtësisë në Kosovë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret në zbardhjen e tyre, madje as edhe të një rasti të vetëm, ani pse një gjë të tillë kanë mundur ta bëjnë që në vitet e pasluftës.

“Pse nuk janë zbardhur deri më sot vrasjet politike në Kosovë, pse organet e drejtësisë, shërbimet e specializuara kundër krimit të organizuar dhe të inkriminuarve në vrasje, pse asnjë qeveri e deritanishme, pranë premtimeve boshe vetëm gjatë fushatave zgjedhore, etj., nuk e bën asnjë veprim për zbardhjen e tyre gjatë gjithë këtyre viteve, etj. Për fat të keq, kjo çështje e rëndësishme për shqiptarët dhe historinë e tyre në luftën për liri dhe pavarësi, do mbetet edhe më tutje e pa sqaruar deri në fund. Shkaqet pse vrasjet politike të pasluftës vazhdojnë të mbeten të pazbardhura, janë të ndryshme, të shumta, por edhe mjaft komplekse, sikur që janë edhe një njollë e zezë në historinë tonë kombëtare, por edhe një gurë i rënd që vazhdon ta ndrydh vetëdijen tonë, shpirtin dhe zëmrat tona plotë me plagë, vragë e dhimbje të pa shërueshme për humbjen e mbi 15 mijë fëmijëve, grave, burrave dhe vëllezërve tanë në luftën e fundit çlirimtare”, ka thënë publicisti Rexhep Elezaj.

Sipas tij, sikur nuk na mjaftonte gjithë ai gjak i derdhur, gjitha ato masakra, vrasje, krime dhe varre masive nga kriminelët serbë.

“Në anën tjetër, për shkaqe krejtësisht ideologjike dhe për motive primitive, një dorë e zezë dhe vrastare nga radhët tona, do vras intelektualë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, luftëtarë, komandant, ushtarakë, dëshmitarë si dhe patriotë, vetëm se ata mendonin ndryshe, apo vetëm pse i takonin një partie tjetër. Uroj nga zëmra që qeveria e ardhshme e përbërë nga LVV-LDK, në krye me z. Albin Kurtin, kryeministër, do ia del me sukses në ç’kapjen e organeve të drejtësisë nga politika, nga korrupsioni dhe imoraliteti përmes një Vettingu të mirëfilltë, në mënyrë që të ngritën gjykata dhe prokurori plotësisht të pavarura nga politika, dhe tek atëherë mund të pritet fillimi aq shumë i pritur për zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë, dhe jo vetëm.”, ka thënë publicisti Rexhep Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat