Rexhaj: Ja pse nuk kemi liberalizim të vizave

Politika

Rexhaj: Ja pse nuk kemi liberalizim të vizave

Nga: D. B. Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 15:02
Ilustrim

Çështja e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, për fat të keq është komplikuar, madje edhe më shumë me fajin vet të institucioneve të vendit.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Sali Rexhaj, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se deri më tani shumë gjatë u humbë kohë rreth Demarkacionit, këtë kauzë të shpifur ruse, e serbe, të cilën e keqpërdorën VV dhe AAK në luftë për pushtet.

“ Merre me mend në Prishtinë erdhën sekretari Cerry e kancelarja Merkell, për të na bindur që ta ratifikojmë, por Ramush Haradinaj e Albin Kurti në një anë dhe Vjosa Omani me 15 deputet tjerë të LDK-së nuk lëshuan pe. Dhe tani natyrisht se Evropa ka ndryshuar, ka lëvizë djathtas dhe nuk do të jetë i lehtë ky proces. Ramushi nuk është hera e parë që po premton liberalizimin, si kryeministër ndoshta ka njohuri, po megjithatë unë nuk besoj se do të ndodhë liberalizimi këtë vit. Duhet të kemi parasysh edhe dialogun me Serbi, edhe pse ndoshta nuk thuhet hapur, dialogu dhe marrëveshja eventuale, kanë ndikim ne liberalizim të vizave. Të jemi të sinqertë korrupsioni është enorm në Kosovë, këtë e dinë mirë të gjithë ata që vendosin për liberalizim. Shefja e Zyrës se BE, Nataliya Apostolova me siguri se ka shume te drejte. Zaten është njeriu më kompetent dhe më e informuara sa u parket raporteve të Kosovës me BE-në, pra edhe liberalizimit të vizave”, ka thënë analisti politik Sali Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat