Shahu: Bashkëpunimi i gjithë politikës nuk ndodh, pasi vrasësit kanë diku strehë e mburojë politike

Politika

Shahu: Bashkëpunimi i gjithë politikës nuk ndodh, pasi vrasësit kanë diku strehë e mburojë politike

Nga: D. B. Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 16:18
Vrasjet politike

Vrasjet politike të pasluftës janë gurë i rëndë në qafën e çdo qeverie në Kosovë, sot e shumë vite më vonë.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Rexhep Shahu, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se do të jetë shumë e vështirë, në mos e pamundur zbardhja e atyre vrasjeve.

Sipas tij, mund të ndodh ndonjë rast të zbardhet, por vetëm ndonjë, pasi të gjithë ato krime nuk mund të zbulohen meqë fijet e krimeve janë lidhë në të djeshmen e të nesërmen.

“Edhe pse mund të ekzistojë dëshira dhe presioni i politikës për tu zbuluar ato krime, do të jetë gjithmonë e vështirë, sepse krimi e mafia në tërësi janë një hap para qeverive. Pastaj vullneti politik i një qeverie nuk mjafton pa bashkëpunimin e gjithë krahëve politik për ta lënë pa mbështetje krimin e vrasjeve politike. E bashkëpunimi i gjithë politikës nuk ndodh, pasi vrasësit kanë diku strehë e mburojë politike”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat