Avokati ka një lajm jo të mirë për Limajn dhe Pacollin, ja çfarë nuk kanë të drejt të kontestojnë

Politika

Avokati ka një lajm jo të mirë për Limajn dhe Pacollin, ja çfarë nuk kanë të drejt të kontestojnë

Nga: A.M Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 21:50
Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, Koalicioni NISMA-AKR-PD i është drejtuar Gjykatës Kushtuese për votat e diasporës. Koalicioni NISMA-AKR-PD kërkon që të tërhiqen mbi 4 mijë vota të ardhura nga diaspora shqiptare.

Lidhur me këtë çështje, avokati Gent Gjini, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se pasi që e ka lexuar ankesën e subjekti NISMA-AKR-PD ka konstatuar se nuk e arsyeton të “drejtën” e tyre.

“Me të lexuar me vëmendje kërkesën (ankesën), që subjekti NISMA-AKR-PD kontestojnë çështjen e votave të diasporës, aspekti juridik dhe gjuha e fakteve, që është përdorur në këtë ankesë nga këto subjekte kjo nuk e arsyeton të “drejtën” e tyre, përkatësisht në atë se ndonjë e drejtë zgjedhore e votës, te iu është cenuar këtyre subjekteve partiake”, ka thënë potencuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Gjini mendon se Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim të njëjtë sikurse Gjykata Supreme.

Image
Avokati Gent Gjini

“Pra një kërkesë e tillë mund të vlerësohet si e pathemeltë e pambështetur nga Gjykata Kushtetuese, dhe po ashtu në trajtimin e kësaj kërkese kjo gjykatë do ta sheh se vendimi i Gjykatës Supreme është i ligjshëm dhe i drejtë, dhe asnjë e drejtë zgjedhore e votës të subjekteve në fjale nuk iu është cenuar”, ka shtuar avokati për “Bota sot”.

Për me tepër, ai ka deklaruar se sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës, përveç qytetarëve që jetojnë brenda shtetit të njëjta të drejta i gëzojnë edhe mërgata e cila jeton jashtë shtetit të Kosovës.

“Sepse duhet ditur, se sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjit mbi zgjedhjet, dhe praktikat e Gjykatës së Strasburgut pjesë përbërëse e të drejtës së votës, përveç qytetarëve që jetojnë brenda shtetit (pra te shtetit te Republikës se Kosovës) janë edhe votat nga diaspora, përkatësisht mërgata (shqiptare) që jetojnë në botën e jashtme, të cilët kanë identitet të dyfishtë shtetëror, edhe të shtetit të Kosovës por edhe të shtetit ku ata jetojnë. Kështu si rrjedhojë këta qytetarë që jetojnë jashtë vendit, kanë lidhje juridike- civile, me të dy shtetet, dhe me këtë gëzojnë të gjitha të drejtat civile, ngjashëm me ato të drejta të cilat iu garantohen me kushtetutën e Kosovës si qytetareve që jetojnë brenda shtetit të Kosovës. Sepse po të aceptohet mendësia e këtyre subjekteve partiake, që qytetaret nga diaspora të mos mund të votojnë, dhe të mos i pranohen rezultatet e tyre, atëherë edhe shumë të drejta të tjera shteti i Kosovës atyre duhet t’ia mohojë: si e drejta e pronës, e drejta e investimit etj, por edhe asaj që është më e rëndësishmja qe shteti i Kosovës atëherë , të mos i ngarkoje dhe të iu merr taksa të llojeve të ndryshme të qytetarëve të mërgatës, të cilët ia paguajnë shtetit të Kosovës. E kur dihet mire, se sa rimburësohet dhe konsolidohet buxheti i Kosovës nga këto taksa te mërgatës së saj”, ka përfunduar avokati Gjini për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat