“Gjykata Kushtetuese do t’ia refuzoj kërkesën e koalicionit Nisma-AKR-PD”

Politika

“Gjykata Kushtetuese do t’ia refuzoj kërkesën e koalicionit Nisma-AKR-PD”

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 23:08
Ilustrim

Ditë më parë koalicioni Nisma- AKR- PD iu drejtua Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën për t`i tërhequr votat e diasporës nga numërimi.

Analisti politikë, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se Gjykata Kushtetuese duhet të bazohet pak në praktikë.                                    

“Çdo parti ka të drejtë të kërkojë atë që i takon, mirë po edhe Gjykata Kushtetuese duhet të bazohet pak në praktikë, sepse përderisa nuk ka një mënyrë tjetër të votimit duhet të pranohen ashtu siç janë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Islam Krasniqi

Gjithashtu, ai beson se Gjykata Kushtetuese do ta refuzojë kërkesën e  koalicionit pasi që nuk kanë bazë ligjore.

“Të gjithë e dinë se mund të ketë keqpërdorime lidhur më votat e ardhura nga Diaspora , mirëpo duhet pranuar ashtu siç janë pasi që edhe ata kanë të drejtë.  Besoj së Gjykata Kushtetuese do t'a refuzoj kërkesën e koalicionit pasi që ato nuk kanë bazë ligjore gjithashtu kanë qenë edhe keqpërdoruesit më të mëdhenj në qeverinë e cila është në ikje”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat