Tërmeti në Shqipëri, tragjedi që preku mbarë shqiptarët

Politika

Tërmeti në Shqipëri, tragjedi që preku mbarë shqiptarët

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 27 nëntor 2019 Në ora: 15:53
Shqipëri

Tërmeti i ndodhur mesnatën ndërmjet të hënës dhe të martës në Shqipëri, i cili tronditi qytetarë anembanë mori jetën e mbi 20 personave.

Institucionet shtetërore, për fat të keq, nuk i kanë kushtuar kujdesin e duhur paraprak gërmadhave të ndërtesave që janë ndërtuar para shumë viteve.

Analistët thonë se këto ndërtesa, gjysmë të rrënuara apo edhe vetëm shkel e shko, do duheshin të ishin shkatërruar me kohë nga Institucionet e Shqipërisë, ose të punoheshin me materiale më të fuqishme ashtu siç do duhej.

Tërnava: Shteti duhet të jetë human dhe ta bëj të pamundurën, për të gjithë ata që e kanë përjetuar tërmetin

Image
Hajrullah Tërnava

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava ka thënë për “ Bota sot” se Kosova dhe shtetet tjera, nuk i kanë eksperiencat e kësaj lëmie të dridhjeve të tokës.

“Mendoj se ka edhe shtete tjera të ngjashme që përballen me këtë eksperiencë jo të këndshme, dhe tani kur Kosova i ka institucionet e saja funksionale si policin ushtrinë, emergjencën -shëndetësinë dhe shërbime ndihmese shtetërore tjera, është më lehtë dhe në një moment shumë të shpejtë të intervenohet dhe t`i vihet në ndihmë qytetareve të saj po që nevoja, e thëna popullore e gjen vendin edhe në këtë raste se: “njeriu në çaste të imponuara lufton me atë çka ka”. Prandaj vet fakti që tani Kosova është shtet funksional e ka kuptimin e kësaj përgjegjësisë. Meqë tërmeti vetëm kur të ndodhë, intervenohet në mënyra të ndryshme të mobilizimit të popullatës dhe institucioneve shtetërore që janë në gatishmëri. Nëse më parë kemi pasur sinjale që do të ndodhë tërmeti, se për ndryshe tërmeti assesi nuk mund të parandalohet, përpos po qe të përgatitur për intervenime më të shpejta”, ka thënë eksperti i sigurisë Hajrrullah Tërnava.

Ai konsideron se pasojat mund të jenë më të vogla, dhe përhapja e panikës mund të zvogëlohet në këto raste shumë të rrezikshme.

“Vet fakti i paraqitjes së panikës është shumë i dëmshëm dhe shkakton trazira të pakontrolluara tek populli. Edhe që vendi i jonë nuk i takon vendeve të rrezikuara sizmike sikur që është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Sepse në këto dy vende ndodhen tërmetet të rrezikshme qysh tani që është në zgjatje e sipër në Shqipëri, dhe në vitet e 60-ta në Maqedoni. Prandaj nëse duam të nxjerrim mësime nga përvojat e këtyre dy shteteve do ta kemi eksperiencën më të freskët se si mundemi t’iu ndihmojmë popullatës tonë në rast të ndodhjes së tërmetit në vendin tonë”, ka thënë eksperti i sigurisë Hajrrullah Tërnava.

Ai ka vlerësuar se kur ndodhë tërmeti është mjeshtri që të ruhet qetësia tek popullata dhe mos të vinë deri tek paniku.

“Në momentet e tërmetit, duhet njerëzit të ulen në dysheme dhe ta ruajnë trupin e vet me duar mbi kokë, madje edhe rekomandohet strehimi nën tavolinë apo ndonjë mobilje të fortë që nuk mund të rrëzohet mbi ju, e të strehoheni në rast të rrezikimit të juaj. Gjëja më e mirë që iu preferohet është që mos të lëvizni nga një dhomë në tjetrën dhe mos të përdorni ashensorin për të dalë jashtë. Sepse gjasat janë të mëdha se ai mund të bllokohet, në rast të ndaljes së tërmetit, i shfrytëzoni daljet më të sigurta që në ato momente janë për ju”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, të funksiononin mirë institucionet tona, edhe për këto dukuri natyrore sikur që janë tërmetet, ishte dashur që të bëhen planet për reagime emergjente të përgatitura nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent së bashku me institucionet tjera përkatës sipas fushave te përgjegjësisë.

“E them këtë sepse qëllimi kryesore i këtyre planeve do ishte në rast të tërmetit të sigurohen resurse për kërkim dhe shpëtim, resurse njerëzore për ndihmë të të lënduarve dhe t’iu sigurohen kushtet elementare për jetë të atyre qytetarëve që janë goditur nga tërmeti. Prandaj kjo që u tha më lartë përpos ndihmës të nevojshme që iu epet atyre që janë të goditur nga tërmeti, shteti duhet të përkujdeset për ta edhe gjatë jetës, që është nevoja edhe t’iu ndërtojnë shtëpitë po edhe nëse dikush nga ta mbetet invalid jetik, prapë shteti të përkujdeset për ta deri sa të jenë të gjallë”, ka thënë eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Zogaj: Preventiva duhet të bëhet para se të ndodhin fatkeqësitë natyrore

Image
Skender Zogaj

Analisti Skender Zogaj, ka thënë për “ Bota sot” se pasojat nga tërmeti i ndodhur në Shqipëri janë më të rënda, sepse ato rrënoja mija tonëshe nuk mund të evitohen me kazëm e lopatë.

“E them këtë sepse mungesa e mjeteve mekanike është për keqardhje që tregon papërgjegjësinë shtetërore ndaj mbrojtës së jetës së njerëzve në situata të fatkeqësive natyrore. Kjo që ndodhi ditën e martë, në Shqipëri, vlen të kihet parasysh edhe në Kosovë, ku gjendja nuk është hiç më e mirë, bile mund të jetë edhe më e keqe sepse, në rastin e parë të ndonjë tërmeti më të fortë, popullata e shumtë nga vendbanimet do të përballen me pasoja përmasash të gjera katastrofike. Po themi kështu sepse, një numër shumë i madh i objekteve të larta banesore kudo nëpër Kosovë, janë ndërtuar jashtë minimumit të standardeve të duhura tekniko teknologjike e seizmologjike. Kështu që kantieret e këtilla banesore në shumë vendbanime të Kosovës në rastin e parë të ndonjë tërmeti më të fuqishëm, do të shndërroheshin në varreza”, ka thënë analisti politik Skender Zogaj.

Sipas tij, një rrezik i tillë mund ta pret Prishtinën, por rreziku është edhe më i madh sepse mund t`i kanoset Fushë Kosovës, ku edhe ka ndodhur kaosi i tmerrshëm ndërtimor.

“Mjerisht në Fushë Kosovë, me qindra objekteve shumëkatëshe, të ndërtuara jashtë çdo lloj kriteri urnbanistik me materiale të dyshimta ndërtimore dhe pa standarde profesionale tekniko teknologjike. E keqja e të këqijave është se, bëhet fjalë për një numër shumë të madh të objekteve të banimit, që kanë siguruar lejen ndërtimore për lartësinë 5 + 1 katëshe, por më vonë, kanë shkelur këtë kusht dhe, tash, këto objekte me themele për 6 kate, tash janë bërë 12 katëshe. Por lind pyetja se përse ka ndodhur kështu? A duhet ta hetojnë dhe të thonë fjalën e tyre institucionet përkatëse shtetërore, të cilave që tani, para se të ndodhin fatkeqësitë, u themi se, janë përgjegjëse për pasojat që mund të ndodhin. Preventiva duhet të bëhet para se të ndodhin fatkeqësitë natyrore dhe, kjo është detyre në radhë të parë e institucioneve”, ka thënë Skender Zogaj.

Mulliqi: Shqipëria e Kosova, nuk kanë fonde e as infrastrukturë te mjaftueshme për ti përballuar dukuritë e tilla

Image
Skender Mulliqi

Kurse, analisti politik Skender Mulliqi, ka thënë se tërmetet e fuqishme janë duke e goditur Shqipërinë brenda dy muajve, andaj edhe duket se ky i fundit që e goditi me epiqendër në Durrës, jo vetëm që shkaktoi dëme materiale të shumta, por u identifikuan edhe viktimat në njerëz, duke shkaktuar kështu frikë dhe panik në mesin e qytetarëve.

“Sigurisht së kjo tragjedi i ka prekur shqiptaret kudo që jetojnë dhe veprojnë. Dihet se termet pat edhe në Kosovë, por që ishte më i dobët për fat, kështu është deri më tash dhe sigurisht së këto fenomene natyrore e godasin një vend pa pritur. Dhe pikërisht shtetet e dobëta ekonomikisht, dhe të pa përgatitura për një sfidë të tillë emergjente e pësojnë shumë më shumë. As Shqipëria e as Kosova, nuk kanë fonde e as infrastrukturë te mjaftueshme për ti përballuar dukuritë e tilla. Lëkundjet sizmike renditen të parat për katastrofat që mund ti krijojnë një vendi. Sigurisht se pasojat e secili termet me përmasa shkatërruese prodhojnë pasoja sociale, ekonomike dhe te natyrës psikike”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Ai konsideron se në këto raste për secilin vend nevojitet ndihma edhe nga shtetet fqinje, për ti dalë në ndihmë popullatës së goditur nga tërmeti.

“Kosova si vend i vogël që është i dobët ekonomikisht edhe nga mos përgjegjësia e atyre që e udhëhoqën deri më tash, dashtë Zoti që mos ta godasë edhe një fatkeqësi e tillë natyrore. Shumë pak e besueshme së dikush në Kosovë, ka menduar së mund të na ndodhin fatkeqësi të tilla, siç i kanë goditur shpesh shumë vende në botë. Shtetet e zhvilluara kanë fonde të posaçme në raste të tilla emergjente. Ne kemi pasur një fond qeverie emergjent në përgjithësi, e në veçanti për raste të tërmetit. Andaj zor qe kemi një fond të tillë ose është fare simbolik, që pa ndihmën e shteteve ekonomikisht të fuqishme, nuk do të ishim në gjendje as për ndihmën më elementare”, ka thënë Skender Mulliqi.

Sipas tij, vrojtimet e bëra deri tani, për dëmet e shkaktuara nga tërmetet tregojnë se projektimi korrekt i një strukture duhet të marrë në konsideratë ndikimin e dukurive të mësipërme në themelet e godinës.

“Pamë se godinat me infrastrukture të dobët kanë pësuar më së shumti nga tërmeti në Shqipëri. E dihet së edhe në Kosovë, kemi shumë vendbanime të dobëta infrastrukturore, ku tërmeti eventual do të ishte shkatërrues. Por dashtë Zoti, që tërmeti të ndalet në Shqipëri e vende tjera, dhe mos të ketë viktima në njerëz”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Krasniqi: Çdo fatkeqësi që e prek Shqipërinë, i prek edhe shtetasit nga Kosova

Image
Faik Krasniqi

Kurse, politologu Faik Krasniqi, ka thënë se duke e marrë parasysh se ne jemi një gjak, dhe një komb duhet të solidarizohemi.

Sipas tij, çdo fatkeqësi që e prek Shqipërinë dhe shqiptarët kudo qe jetojnë, i prek edhe shtetasit nga Kosova.

“E kemi obligim kombëtar dhe njerëzor që t'i dalim në ndihmë vëllezërve dhe motrave tanë, dhe jo vetëm në fatkeqësi natyrore, por edhe në luftë. Madje pavarësisht se a kemi kapacitete për këto fatkeqësi. Kapacitetet tona ndoshta nuk janë të mjaftueshme, por mjafton vullneti për t'ju ndalë në ndihme”, ka thënë Krasniqi.

Burjani: Kosova ka mekanizma të mjaftueshëm për të përballuar katastrofa të kësaj natyrore

Njohësi i çështjeve juridike e politike, Blerim Burjani, ka thënë se Kosova ka mekanizma të mjaftueshëm për të përballuar katastrofa të kësaj natyrore, dhe përveç kontingjentit civil ka intervenuar dhe ka kapacitete të FSK-së dhe KFOR.

Sipas tij, Kosova ka mekanizma të rëndësishëm aktive në këtë çështje, madje ka edhe strehimore që shumica janë aktive, pra ka kapacitete për të siguruar qytetaret.

“ Kapacitet në këtë çështje por edhe Kosova më pak është e ekspozuar ndaj tërmeteve deri më tash ka një histori jo të dëmshme prej tërmeteve në vitin 2002 kishte tërmet të një pas njëshme në zonën e Gjilanit”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat