Daka dhe KQZ-ja përgjegjëse për rezultatet e zgjedhjeve

Politika

Daka dhe KQZ-ja përgjegjëse për rezultatet e zgjedhjeve

Nga: H.O. Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 23:52
Valdete Daka

Profesori dhe publicisi Enver Bytyçi në një përgjigje për Bota sot, thotë se ndonëse zgjedhjet janë mbajtur si model për vendet e tjera të rajonit, rezutatet nuk po shpallen ende. Profesor Bytyçi në këtë rast thotë se përgjegjëse duhet të jetë KQZ-ja me kryetaren e saj, Valdete Daka. Poashtu, ai thotë se kjo nuk ka ndodhur në zgjedhjet tjera kur fitonte PDK-ja, ndërsa tani ka vonesa për shkak të fitores së koalicionit VV-LDK.

Image
Enver Bytyçi

“Po bëhen gati dy muaj që kur u zhvilluan votimet dhe në Kosovë ende nuk është krijuar qeveria e re. Ndonëse zgjedhjet u zhvilluan si model për vendet e shtetet e tjera të rajonit, rezultati nuk ka dalë ende. Kjo ngarkon me përgjegjësi komisionin qendror të zgjedhjeve dhe kryetaren e këtij komisioni, Valdete Daka. Në zgjedhjet e kaluara, kur partia e Hashim Thaçit kishte shansin të ishte në pushtet, nuk ka ndodhur kjo. Po ndodh në rastin e fitores së koalicionit VV-LDK, parti të cilat janë kundërshtare të presidentit të vendit, sidomos të projektit të tij të dështuar për Kosovën”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat