Krasniqi tregon kur pritet të formohet qeveria e re

Politika

Krasniqi tregon kur pritet të formohet qeveria e re

Nga: G.B Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 13:50
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Të mërkurën KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 6 tetor.

Kjo i ka hap rrugë partisë fituese për formimin e qeverisë së re.

E Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli e para në këto zgjedhje, pas zgjedhjeve ka zhvilluar takime me LDK-në, e cila ka dalë partia e dytë në zgjedhje.

Image
Faik Krasniqi

Nga të dy partitë, kanë thënë se pas certifikimit të zgjedhjeve, di të nënshkruajnë marrëveshje koalicioni.

Lidhur me formimin e qeverisë së re, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se beson se janë përafruar programet qeverisëse të të dyja partive.

“LDK vazhdimisht ka deklaruar që pas certifikimit të rezultateve do të lidhin koalicion me LVV-në për të bashkëqeverisur. LVV ishte e gatshme që një gjë të tillë ta bëjnë sa më parë. Programet qeverisëse besoj që i kanë përafruar”, është shprehur ai.

Sa i përket posteve, ai thotë se nuk pret që postet të bëhen problem për formimin e qeverisë dhe ta kemi qeverinë LVV-LDK para festave të fundvitit.

“Kurse sa i përket ndarjes së posteve më duket që ka një ngecje. Sidoqoftë, nuk pres që postet të bëhen problem për formimin e qeverisë. Pres që më së largu para festave të fundvitit të kemi qeverinë e re, të krijuar nga LVV-LDK”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat