Profesor Enver Bytyçi thotë se krejt kjo çka po ndodhë me rezultatet e zgjedhjeve është pjesë e një skenari të hartuar në Beograd, për tu zbatuar nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
“Kjo do të thotë se gjithçka që po ndodh është pjesë e një skenari të hartuar në Beograd dhe i projektuar për ta zbatuar Hashim Thaçi dhe Valdete Daka. Vetëm Beogradi dhe Moska janë shumë të interesuar që ta mbajnë Thaçin në majë të piramidës së kampanjës për nënshkrimin e një marrëveshjeje diskriminuese, poshtëruese dhe të dëmshme për shtetin dhe territorin e Kosovës. Ndaj dhe po bëjnë çmos që të manipulojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe ta tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Për pasojë gjithkush duhet ta dijë se për këtë zvarritje të pajustifikuar përgjegjës janë zonja Daka dhe zoti Thaçi, si tutor i saj”, thotë ai.