Krasniqi “sulmon” Thaçin: Mos e zvarrit procesin, mandatoje Kurtin kryeministër!

Politika

Krasniqi “sulmon” Thaçin: Mos e zvarrit procesin, mandatoje Kurtin kryeministër!

Nga: A.M. Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 14:09
Hashim Thaçi, Albin Kurti

Analisti politikë, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk duhet ta zvarris fituesin e zgjedhjeve, por duhet të mandatojë për krijimin e Qeverisë. 

“KQZ bëri certifikimin e zgjedhjeve dhe ia dorëzoi presidentit Thaçi. Presidenti Thaçi nuk ka arsye që ta zvarris fituesin e zgjedhjeve, në mënyrë që ta mandatojë për ta krijuar Qeverinë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, është shprehur se Thaçi është i obliguar që brenda 15 ditëve ta mandatojë Kurtin, nëse nuk ndodh kjo për 15 ditë, atëherë  Kuvendi ka të drejtë të thërras seancë për krijimin e institucioneve.

Image
Hashim Thaçi

“Brenda 15 ditëve është i obliguar ta bëj një gjë të tillë, dhe Albin Kurtin ta mandatojë për ta krijuar Qeverinë. Nëse brenda 15 ditësh nuk e bën një gjë të tillë, atëherë Kuvendi ka të drejtë të thërras seancë për krijimin e institucioneve”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

Ai ka shpjeguar se në seancën e parë do të krijohet Kuvendi, pastaj në seancën tjetër votohet Qeveria.

“Së pari krijohet Kuvendi i ri, pastaj në një seance tjetër votohet Qeveria. Besoj që para festave të fundit Kosova do të ketë Qeverinë e re!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat