Qeveria e sfidave!

Politika

Qeveria e sfidave!

Nexhat Haziri Nga Nexhat Haziri Më 30 nëntor 2019 Në ora: 17:26
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Se tani nuk duhet të humbur kohë, një kërkesë e tillë ka ardhur edhe nga faktori ndërkombëtar bazuar në sfidat e shumta që e presin qeverinë e koalicionit LVV-LDK, dhe me padurimi po pritet “tymi i bardhë” që do të dal nga zyrat e ndonjërës nga këto dy parti, apo edhe nga vet ndërtesa e Kuvendit, që do të kumtonte arritjen e marrëveshjes për koalicion qeveritar.

Tani pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja të zgjedhjeve të 6 Tetorit, është shtuar presioni për të dy partitë politike, LVV-në si fituese të zgjedhjeve dhe LDK-së si parti e dytë, që pa humbur kohë ta formojnë qeverinë e re. Ky presion vije nga gjendja e krijuar politike në Kosovë, dhe jo vetëm, si pasojë e mungesës së institucioneve qendrore me mandat të legjitimuar nga qytetarët e vendit, dhe nevojën e vendimmarrjes legjitime për çështje të ndryshme që kanë impakt në jetën e qytetarit por edhe në përgjithësi për funksionimin normal të shtetit. Se tani nuk duhet të humbur kohë, një kërkesë e tillë ka ardhur edhe nga faktori ndërkombëtar bazuar në sfidat e shumta që e presin qeverinë e koalicionit LVV-LDK, dhe me padurimi po pritet “tymi i bardhë” që do të dal nga zyrat e ndonjërës nga këto dy parti, apo edhe nga vet ndërtesa e Kuvendit, që do të kumtonte arritjen e marrëveshjes për koalicion qeveritar. Një gjë të tillë po e presin, për të cilën edhe kanë votuar, janë qytetarët e vendit që kanë pritja të mëdha, ndoshta përtej mundësive që do t’i ketë qeveria LVV-LDK, për shkak se përballë kësaj qeveria janë sfida të shumta si pasojë e trashëgimit të problemeve jo vetëm të pazgjedhura por të thelluara dhe të bëra akoma ma të rënda nga Qeveria në largim e kryeministrit në detyrë z. Ramush Haradinaj dhe partive qe e përbënin ish-bllokun qeverisës “PAN”

E lista e këtyre çështjeve të pazgjedhura me të cilat do të përballët qeveria LVV-LDK, është tejet e gjatë, mbase edhe shumë sfiduese, që kërkon një program të mirëfilltë qeverisës për katër vitet e ardhshme, bartës të së cilit duhet të jenë njerëz me kredibilitet politik e profesional, me një dinamikëtë shtuar të procesimit dhe adresimit të çështjeve të pazgjedhura dhe atyre që do të shfaqën gjatë mandatit qeverisës, një qeveri normale, pro-perëndimore, që forcon miqësinë me SHBA-të dhe me partnerët e tjerë evropian, që tregon pjekuri politike në vendime dhe veprime, që respekton rendin kushtetues të Kosovës dhe parimin e ndarjes së pushteteve.

Kjo Qeveri do të ballafaqohet me probleme të shumta që kërkojnë zgjedhje, siç janë reformat në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe suksesi në këtë fushë do të varet edhe nga zhvillimi i Vettingut në gjyqësor dhe polici, proces ky që po ashtu do të ndihmonte dhe në çkapjen e shtetit nga ndikimi politik dhe parapolitik i grupeve kriminale dhe të interesit të lidhura me ish partitë në pushtet (PAN).

Zhvillimin ekonomik, do të jetë barometri, ndoshta më kryesorit që do ta mas suksesin apo dështimin eventual të qeverisë së re. Në këtë fushë, për të dhënë një impakt pozitiv ekonomisë së vendit, para qeverisë së re është detyrë imediate për të krijuar një strategji të qartë dhe konkrete për trasnformimin e ambientit ekonomik nga një ambient i dëmshëm dhe rrënues për ekonominë e vendit, i kapur nga duart e disa grupeve formale, joformale, oligarkë, dhe politikanët e inkriminuar, në një ambient të zhvillimit ekonomik dhe mundësive të barabarta të të berit biznes i përcjellë edhe më infrastrukturë ligjore të sigurisë së investimeve që do të ishte edhe tërheqës për investitor të huaj, me çka do të bëhej edhe hapja dhe shtimi i vendeve të reja të punës në mënyrë që rinia të mos ikë dhe Kosova të mos zbrazet

Po ashtu në këtë listë të çështjeve sfiduese janë edhe liberalizimi i vizave, formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pa kompetenca ekzekutive përkundër kërkesave të Beogradit që përmes këtij organi kërkon shtyllë të tretë të pushtetit në Kosovë dhe mundësinë e krijimit të një “Srpska Republikës”.Krijimi i konsensusit politik për fazën e mbetur të dialogut merr Serbinë, e cila po quhet si faza finale e këtij procesi që do të qojë në një marrëveshje përfundimtare në mes të dy shteteve, e që do t’i mundësonte Kosovës një ecje më të shpejtë dhe më të qartë në agjendën e integrimeve euro-atlantike, ky proces i cili nuk do të jetë fare i lehtë marrë parasysh polarizimin aktual të skenës politike në vend, dhe ambicieve të presidentit Thaçi për të marrë primatin e vendimmarrjes politike në vend, jo vetëm në procesin e dialogut me Serbinë, por edhe në çështje të tjera si ajo e përfaqësimit të politikës së jashtme.

Reforma në administratën publike, sidomos anulimin e konkurseve antiligjorë të punësimit në kohë fushate nga ish-panistët, për t’i çliruar institucionet nga militantët partiak dhe joprofesionistët që kriteri i vetëm i punësimit të tyre ka qenë libreza partiake. Reforma në arsim, shëndetësi dhe çështje sociale, e kjo e fundit mund të jetë edhe përballja e parë e qeverisë me qytetarët për shkak të gjendjes sociale të mjerueshme dhe pritjeve të mëdha që kanë qytetarët nga qeveria e re. Një nga sfidat që e pret qeverinë e koalicionit LVV-LDK, është edhe ai i menaxhimit të situatës me të akuzuarit që pritet t’i shpallë Gjykata Speciale dhe arrestimi i tyre, një moment që mund të shfrytëzohet nga partitë opozitare për protesta dhe kundërshtim për arrestimin e të akuzuarve, sidomos nga PDK-ja dhe AAK-ja, që pritet të goditën nga kjo gjykatë përmes aktakuzave të ngritura për zyrtarët e lartë të tyre,

Në rrafshin ndërkombëtar sfidë për qeverinë e re do të jetë përballja me ofensivën diplomatike të Serbisë për tërheqjen e njohjeve të shtetësisë së Kosovës nga vendet që tashmë e kanë pranuar Kosovën, dhe në anën tjetër shtimin e këtyre njohjeve, si dhe kundërvënien e suksesshme ndaj përpjekjeve të Serbisë për ta penguar anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare siç është Interpol, UNESCO,e organizata dhe nisma të tjera ndërkombëtare, që janë të rëndësishme për përfaqësim dhe forcim të subjektivitetit shtetëror të vendit, dhe ndihmesë për anëtarësim në OKB. Në këtë aspekt po ashtu punë jo e vogël e pret qeverinë e re në drejtimi të përmirësimit të imazhit të vendit, imazh ky i dëmtuar jo vetëm nga një diplomaci sharlatante e udhëhequr nga ministri në detyre z. Behgjet Pacolli, por edhe për faktin e CV-ve të dyshimta që kanë bartësit aktual të institucioneve më të larta të vendit, siç është kryeparlamentari në detyre z. Veseli, kryeministri në detyrë. Haradinaj,Presidenti Thaçi, ministra e deputetë. E për t’ia pastruar “faqen” Kosovës nga qeveria e re kërkohet një diplomaci aktive me objektiva të qarta dhe me një shef diplomacie i përgatitur dhe kompetent në fushën e diplomacisë dhe profesionist të tjerë me kredibilitet të lartë moral e politik në përfaqësimin në ambasada , konsullata dhe misione të tjera përmes së cilave Kosova përfaqësohet në arenën ndërkombëtare.

Bazuar në të gjitha këto, pra Qeveria e re e Kosovës do të ketë përpara shumë sfidave, si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe atë vendor, dhe me të drejtë mund të quhet edhe “Qeveria e Sfidave”, e që një nga sfidat e saja po ashtu do të jetë neutralizimi i pengesave që do t’i dalin nga përballja me një opozitë të fortë e cila përherë të parë përbëhet vetëm nga partitë e ashtuquajtura të dala nga “ish-krahu i luftës”,e që do të jetë një opozitë shumë nervoze,e hakmarrëse, sidomos PDK-ja, të cilës do t’i nevojitet kohë për t’u mësuar me të qenit si parti opozitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat