"Presidenti duhet ta mandatojë kryeministrin, qeveria formohet në fund të dhjetorit"

Politika

"Presidenti duhet ta mandatojë kryeministrin, qeveria formohet në fund të dhjetorit"

Nga: G.B Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 21:37
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, të enjten, dhe i ka dërguar njoftimin presidentit, derisa tashmë mbetet në duar të tij formimi i Qeverisë.

Në anën tjetër, LVV dhe LDK kanë thënë se janë pajtuar 100 për qind nga bisedimet që kanë pasur dhe se të hënën pritet të nënshkruhet marrëveshja për qeverisje.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani ka thënë për gazetën "Bota sot" se presidenti e ka obligim kushtetues që ta mandatojë Kurtin për kryeministër.

Image
Blerim Burjani

"Ky është obligim kushtetues i presidentit, nuk ka koment për këtë çështje, ai duhet të kryejë obligimet e tij kushtetuese", është shprehur ai.

Sa i përket formimit të Qeverisë, ai ka thënë se mund të themelohet deri në fund të dhjetorit.

"Qeveria e re mund të themelohet më së largu deri në fund të dhjetorit, pra ka mundësi kushtetuese që për një muaj e tërë procedura të përfundojë. Se çka do të ndodhë më tutje nuk dihet, e as sa do të zgjasë kjo qeveri me punën e saj. LDK ka përvojë ndërsa VV mbetet pa ndonjë përvojë për qeverisje, tani pritet të shihet", ka deklaruar Burjani për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat