“Thaçi të shkarkohet që të këputen lidhjet mes treshes Thaçi-Rama-Vuçiq”

Politika

“Thaçi të shkarkohet që të këputen lidhjet mes treshes Thaçi-Rama-Vuçiq”

Nga: M.H. Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 14:40
Thaçi, Vuçiq, Rama

 “Minishengeni” po mbetet ende njëra ndër temat që pol argon shqiptarët e Kosovës nga kryeministri Thaçi pa lënë anash edhe Kryeministrin Rama. Për këtë ide e cila është në dëm të shtetit të Kosovës dhe nuk sjellë asnjë të mirë politike. Një ide e tillë e cila u pranua të bisedohet nga Rama është e dëmshme për Kosovën kjo për arseje se kjo ide margjinalizon edhe më shumë Kosovën, nuk mund të arrijë Kosova një raport stabilizues me shtetin e Serbisë.

Veprimet që kryeministri i Shqipërisë po ushtron mund të shkaktojë dëme marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasiqë të dyja janë një komb dhe nëse njëra tradhton tjetrën atëherë raportet do të zbehën, kështu duke u larguar si komb mes veti.

Analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, përmendi Thaçin dhe Ramen, duke thënë që asnjëri prej tyre nuk përcjellë qëllimet për të mirën e kombit shqiptar apo bashkimin tregtar.

Image
Faton Mehmeti

“Derisa të kemi Thaçin dhe Ramën në krye të dy shteteve shqiptare do të na përcjellin komplote të tilla në favor të Serbisë, për interesa meskine të këtyre politikaneve. Asnjëri nga këta politikanë nuk kanë qëllim për të mirën e kombit shqiptar, forcimin e saj, bashkimin e saj ekonomik dhe tregtar etj”, u shpreh, Mehmeti.

Më tej, Mehmeti, shpreson që me qeverinë e re të ndodhë ndonjë ndryshim duke pritur edhe shkarkimin e Thaçit në mënyrë kështu të ndërpriten lidhjet mes treshes, Thaçi, Rama-Vuçiq.

“Nëntori duhet të ishte muaji i bashkimit me të madhë mes shqiptarëve, pa futur në mes Serbinë e cila synon të kthej në favor të vetin atë që duhet të ishte në favor të shqiptarëve. Me shpresën se Qeveria e re do ketë vizion tjetër, duhet pritur që Thaçi të shkarkohet që të këputen lidhjet mes treshes Thaçi, Rama-Vuçiq”, përfundon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat