Nesër arrihet marrëveshja përfundimtare VV-LDK, eksperti i ekonomisë me paralajmërim të fortë

Politika

Nesër arrihet marrëveshja përfundimtare VV-LDK, eksperti i ekonomisë me paralajmërim të fortë

Nga: N.H Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 21:29
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Nisma e dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, që po negociojnë rreth formimit të koalicionit qeverisës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për zvogëlimin e numrit të ministrive të qeverisë së ardhshme, nga 21 ministri sa janë aktualisht në 12, po konsiderohet si një ide që mund të rezultojë e suksesshme.

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se qeverinë e ardhshme, që sipas të gjitha gjasave do të jetë mes VV-së dhe LDK-së, do e presin shumë punë si në aspektin politik, gjithashtu edhe në atë ekonomik.

Kadriaj në këtë bisedë, ka paralajmëruar këtë të fundit, që për çdo veprim që do dëmtohet interesi qytetarë duhet edhe ta marrë përgjegjësinë e saj.

Image
Mustafë Kadriaj

“Parimisht qytetari pret që të mandatohet qeveria dhe ministritë që t’i marrin detyrat dhe përgjegjësit e tyre, sepse ka shumë punë që e presin si në aspektin politik ashtu edhe ekomomik. Pra, nuk duhet që të kemi smirë si opinion që t’i presim dështimet e qeverisë së ardhshme, por njëherit për çdo veprim që dëmtohet interesi i qytetarit duhet të marrë vërejtjen dhe të ngritët zëri për çdo dështim, sepse askush nuk iu ka imponuar që të marrin e që të hyjnë në garën politike”, është shprehur Kadriaj.

Tutje, ai është shprehur se reduktimi i qeverise është shumë i nevojshëm në vend.

“Me këtë dua të theksoj që kryeministri dhe qeveria nuk janë institucion humanitar, por ekzekutues që për çdo dështim duhet t’i merr obligimet e veta, sepse njëherit ka edhe obligim kushtetues. Ndërsa, reduktimi i qeverise është shumë i nevojshëm, por nuk do të thotë që të zvogëlohen ministritë, por të ketë efekt pozitivë në qeverisje. Ndërsa, sa për kënaqësinë vlerësoj që ky është disponim i koalicionit dhe kjo mesë pakuni intereson qytetarit, pra qytetarit i intereson mirëqeverisja dhe perspektiva”, ka thënë njohësi ekonomisë për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se nesër pritet që të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkohë, ende zyrtarisht nuk dihen detaje për ndarjen e ministrive, postin e presidentit dhe kryetarit të parlamentit të Kosovës.

Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, ndërsa, LDK një më pak, 28. Kurse, iu duhen edhe disa vota të pakicave për të ndërtuar qeverinë e re. E sipas të gjitha gjasave, dita e hënë pritet të jetë vendimtare për marrëveshjen rreth themelimit të udhëheqësisë së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat