Nëse Kurti lufton krimin dhe korrupsionin, 2020-ta do jetë vit i liberalizimit

Politika

Nëse Kurti lufton krimin dhe korrupsionin, 2020-ta do jetë vit i liberalizimit

Nga: D. B Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 14:20
Albin Kurti

Me ardhjen e Albin Kurtit kryeministër të gjithë janë të bindur se kjo qeveri e re në krye me LVV e LDK do jetë shumë më e dobishme e më e suksesshme ndaj korrupsionit dhe krimit të rrezikshëm e të organizuar në Kosovë.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi Iicili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kryeministri në ardhje Albin Kurti nuk do ta ketë lehtë ballafaqimin me bandat e sistemuara zinxhirore të kapura për pushtetin e qeverisjes në largim.

Sipas tij, pika e parë që duhet bërë Kurti të çlironte qeverinë nga vjedhjet e pafundme shtetërore të krijonte sistemin e drejtësisë e të gjykatave ashtu sikurse e kërkojnë evropianët.

Image
Sulejman Mehazi

“Nëse kryeministri i ardhshëm Albin Kurti lufton ashpër korrupsionin, besojmë se viti 2020 do jetë jo vetëm vit i liberalizmit të vizave, por edhe të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Nëse qeveria e re bën transformime institucionale në drejtësi, ekonomi dhe diplomaci atëherë ja suksesi i kësaj qeverie për të mirën e Kosovës. Besojmë se qeveria e Kurtit do jetë e pa tolerueshme ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi këto shëmtira e gërryejnë, brejnë dhe e bluajnë R. e Kosovës, nëse Albin Kurti i bën të gjitha këto, atëherë vetvetiu do rrjedhin sukseset e njëpasnjëshme qeveritare për Republikën e Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat