Krasniqi tregon “formulën” se si VV-ja dhe LDK-ja mund ta ndajnë pushtetin - Bota Sot
Krasniqi tregon “formulën” se si VV-ja dhe LDK-ja mund ta ndajnë pushtetin

Politika

Krasniqi tregon “formulën” se si VV-ja dhe LDK-ja mund ta ndajnë pushtetin

Nga: N.H Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 23:34
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Përkundër se u paralajmërua, as ditën e hënë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë arritur që të zyrtarizojnë bashkëqeverisjen.

Dy liderët e partive pas takimit deklaruan se do vazhdojnë punën për arritjen e një marrëveshjeje, duke mos treguar se për çfarë nuk janë pajtuar.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit kanë pasur hapësirë të mjaftueshme për harmonizimin e programit.

Krasniqi gjithashtu ka thënë se do të ishte e tepërt nga ana e LDK-së, nëse kjo e fundit, do t’i kërkojë dy nga tre postet kryesore, dhe ministritë kryesore.

Image
Faik Krasniqi

“Zgjedhjet u mbajtën me 6 tetor. Kanë pasur dy muaj kohë që krahas harmonizimit të programit, t’i ndajnë edhe postet. Për një qeverisje të mirë postet nuk do të duhej të ishin pengesë për arritjen e një marrëveshje të koalicionit. Posti i kryeministrit i takon partisë fituese. Kryeparlamentari i takon partnerit të koalicionit. LDK e do edhe postin e presidentit. Edhe ky post mund të bëhet pjesë e pazarit”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, analisti ka folur edhe për “formulën” më të mirë të ndarjes së ministrive, për çka sipas tij, të dy partitë do mund të ndaheshin të kënaqura.

“Ne media kane qarkulluar lajme se LDK përveç këtyre dy posteve kryesore, nga 10 ministritë që u takojnë LVV-LDK, kjo e fundit kërkon një ministri ta ketë më shumë se LVV. Nëse është e vërtetë është e tepërt, sepse LVV është fituese e zgjedhjeve. Formula më e mirë e ndarjes së ministrive është kjo. LVV të zgjedh një ministri, LDK një ministri, LVV një ministri, LDK një ministri e kështu me radhë. Nëse nuk pajtohen për një koalicion, atëherë më mirë të shkojmë në zgjedhje. Këto zvarritje na bëjnë dem neve qytetarëve të Kosovës, që me votën tonë e dërguam PAN-in në opozitë”, ka thënë krejt në fund Krasniqi, për gazeta “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat