Tomë Gashi jep detaje të reja për Gjykatën Speciale, i gjuhet atyre që e votuan dhe vajtojnë pas ftesave, kur priten arrestimet? - Bota Sot
Tomë Gashi jep detaje të reja për Gjykatën Speciale, i gjuhet atyre që e votuan dhe vajtojnë pas ftesave, kur priten arrestimet?

Politika

Tomë Gashi jep detaje të reja për Gjykatën Speciale, i gjuhet atyre që e votuan dhe vajtojnë pas ftesave, kur priten arrestimet?

Nga: Albulena Jahaj Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 13:54
Tomë Gashi

Muaji dhjetor nuk pritet të sjell ndonjë arrestim të mundshëm nga Gjykata Speciale. Ishte fol gjatë se fundi i vitit mund të sjell edhe arrestimet e para nga kjo gjykatë por që një gjë e tillë nuk pritet të ndodh as muajt e ardhshëm.

Avokati Tomë Gashi ka shpjeguar se të gjithë ata që kanë deklaruar se në dhjetor priten arrestimet e para nga Gjykata Speciale, besoj që e kanë thënë pa asnjë informatë të konfirmuar nga zyra e prokurorit special në Hagë apo nga Gjykata Speciale e cila po ashtu është në Hage-Holande.

“Është pak sa jo serioze që dikush të flet më data apo më muaj se kur do të fillojnë arrestimet, sepse këtë askush nuk e din përveç zyrës se prokurorit special, i cili pas përfundimit të hetimeve apo gjatë hetimeve benë kërkesë për arrestimin-paraburgosje e dikujt dhe kushtet për arrestimin-paraburgimin e kujtdo të dyshuar për vepra penale në kompetencë të gjykatës speciale janë të përcaktuara më ligj dhe për arrestimin e dikujt të dyshuar vendos zyra e prokurorit special, ndërsa për paraburgosjen e dikujt vendos gjyqtari kompetent i Gjykatës Speciale në Hagë” ka shpjeguar avokati.

 

Gashi ka shpjeguar se aludimet e ndryshme se arrestimet mund të ndodhin në muajin dhjetor janë më tepër hamendje por në asnjë mënyrë dëshirë e dikujt.

“Të gjitha këto aludime se arrestimet e para do të ndodhin në dhjetor mund edhe të ndodhin por janë me tepër hamendje, por në asnjë mënyrë dëshirë e dikujt, kushdo cofte ai, sepse as një shqiptarë nuk e dëshiron ketë, por është e paevitueshme se një dite do të ndodhin këto arrestime-akuzime, paraburgosje dhe gjykime të ish pjesëtarëve të UCK-së, për shkak se kështu kanë vendosur deputetet e Kuvendit të Kosovës me 03.gusht 2015 kur kanë votuar Gjyaktën Speciale jashtë territorit të Kosovës, një gjykatë raciste kundër shqiptarëve në përgjithesi, kundër shqiptareve të Kosovës në vecanti, e posaçërisht kundër rish pjesëtareve të UCK-së, kështu që tani për tani kjo është punë e kryer, ngase më votimin e Ligjit për Gjykaten Specilae, tani më ai ligj është obligim ndërkomebtarë, që Kosova e ka marrë dhe që fatkeqesshiht janë shumë gjëra të pakuptueshme që deputetet tanë të Kuvendit të Republikës se Kosovës kanë votuar ligj kunder Republikes se Kosovës, e që është edhe më keq, i kanë amnistuar të gjitha krimet serbe të kryera në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe, e të cilat krime kurrë nuk do të gjykohen para një gjykatë apo Tribunali ndërkombetar” ka thenë nder të tjera Tomë Gashi.

Sipas tij, nxjerrja e ligjit për Gjykatën speciale në ketë formë i ka dridhur vetë themelet te shtetit të Kosovës, e ka zbehur pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe i ka parandaluar njohjet e reja të shtetit të Kosovës. Kane qenë shumë arsye që një ligj i tillë të mos votohet dhe që se paku të kërkohet që një gjykatë e tillë me emërtimin Gjykatë Speciale apo më çfarëdo emri të themelohet në territorin e Republikës se Kosovës, të hetohen te gjitha krimet e supozuara të kryera gjatë periudhës se luftës, dhe të akuzohen të gjithë ata për të cilët sigurohen prova se kanë kryer krime lufte në Kosove pa i ndarë në etni, respektivisht në përkatësi nacionale.

Unë nuk besoj që ndokush, duke përfshirë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që do të ishin kundër themelimit të një gjykate të tillë në Kosovë për ti gjykuar të gjithë ata që kane kryer krime, e kjo posaçërisht do të vlente për krimet serbe të ushtareve dhe policeve serb që kanë vrare mbi 15 mijë qytetar civil shqiptarë gjatë luftës në Kosovë, që kane vrare mbi 1000 fëmijë, që kanë vrarë dhe dhunuar mbi 20.000 mijë femra në Kosovë, që kane masakruar këdo që kane mundur, vetëm për shkak të përkatësisë nacionale-shqiptare, por deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë vendosur më ligj që ti akuzojnë vetëm shqiptaret dhe të i'u jepin imunitet krimineleve serb.

“Ajo që është edhe më e pikëllueshme është kur deputetet që e kane votuar Gjykaten Speciale "vajtojnë" kur i vijë ftesa ndonjë zyrtari të lartë shtetëror për tu paraqitur në Hage ne cilësinë e të dyshuarit për krime lufte” ka thënë për “Bota Sot” avokati Tomë Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat